Basha: Paratë e krimit dhe korrupsionit nuk i frikësuan dot shqiptarët

Hënë, 08 July 2019 21:15

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi në protestën e 10-të Kombëtare para kryeministrisë, se paratë e pista dhe të korrupsionit që përdori Edi Rama, nuk mundë të nënshtrojnë qytetarët shqiptarë.

Ai tha se populli i bashkuar i tha jo Edi Ramës dhe krimit.

“Regjimi kriminal i Edi Ramës me propagandë e me mashtrime, me mercenarë e para, u mundua të mbjellë mosbesim të ngrejë dyshim për të ndezur frikë në zemrat e shqiptarëve, për ti trembur që mos bëhemi bashkë. Edi Rama na do që të jemi të nënshtruar, sepse kështu na plaçkiti dhe na grabit, sepse kështu ruan pushtetin me paratë që na ka vjedhur, por populli i bashkuar është fundi i autokratëve të korruptuar. Rama ik! Ne bashkë i themi ndal qeverisë më të korruptuar të Europës, ndal politikës së krimit, të vjedhjes, Shqipëria është e njerëzve qeveria është e popullit. E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, u shpreh Basha.

Modifikuar më Hënë, 08 July 2019 21:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...