Basha po mban fjalimin e tij ne protestën e opozitës.
Basha: Më 30 qershor refuzuam të keqen, 30 qershori është një referendum kundër të keqes, Rama ik
Shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës
Vetë kandidoi, vetë numëroi dhe prap i vodhi votat Edi Rama. 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e tij
Regjimi kriminal i Edi Ramës u mundua të ndjellë mosbesim, të ngrejë dyshim për të ndezur frikë në zemrat e shqiptarëve. Për ti trembur që mos bëhemi bashkë. Frika ta mbyll gojën. Rama do që ne të jemi të bindur, të nënshtruar, na do të heshtur, sepse kështu na grabit, kështu ruan pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.
Populli i bashkuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Rama ik.
Shqipëria është e njerëzve, qeveria është e popullit. Rama ik.
Ju jam mirënjohës që jeni në shesh, ju jam mirënjohës që e refuzuat në 30 qershor.
Faleminderit që nuk u lodhët, nuk u dorëzuat për asnjë çast.
Kurajoja juaj në ka bërë më të fortë dhe më të vendosur.
Faleminderit, opozitës së bashkuar. Ju jam mirënjohës për secilin prej jush, nga udhëheqësit deri tek anëtarët e thjeshtë. Bashkë jemi një uragan i pandalshëm.
Faleminderit mbështetësve të PD, respekt pa fund për të gjithë ju, për besimin tek kauza jonë për të cilën qëndruam bashkë, luftojmë bashkë, ngrihemi bashkë, fitojmë bashkë.
Nga ky shesh dua ti drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri. Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë në duart e krimit, në duart e injorantëve. Është përgjegjësia tuaj ndaj vetes dhe Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën, izolojeni Edi Ramën. Shpëtojeni partinë tuaj nga banditët e rrugës.
vijon