Opozita ka thirrur sot protestën e 10 kombëtare. Tubimi ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme që ka tejkaluar pritshmëritë. Fotot më poshtë tregojnë se thirrjes së opozitës i janë përgjigjur shumica e shqiptarëve.
Protestë e madhe ndryshe nga disa televizione të blera që japin sikur janë pak veta. Por ç’të bësh, kryeministri ka blerë gjithçka.
Protesta ka nisur në orën 20:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që ta çojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Mijëra protestues nga të gjithë rrethet e vendit janë mbledhur para zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Mbështetësit e opozitës improvizuan një qendër votimi në Bulevard, ndërsa në vend të votave protestuesit hodhën në kuti fletushka ku shkruhej “Rama Ik”.