Ish-kryeministri Sali Berisha teksa mori pjesë në protestën e 10-të kombëtare të opozitës bëri një deklaratë të fortë për atë që e pret kryeministrin Edi Rama. Berisha u tha gazetarëve se sipas ekspertëve të drejtësisë, me shkeljet ligjore e antikushtetuese, Edi Rama rrezikon minimumi 37 vjet burg.
Berisha për gazetarët:
Edi Rama do kalbet në burg, të paktën 37 vite burgim. Me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese Edi Rama nuk do e kalojë lehtë. Minimumi sipas ekspertëve të drejtësisë, Rama rrezikon 37 vite burg.