Basha publikon fotoalbumin nga protesta: Mirënjohje të gjithëve, bashkë do të realizojmë Shqipërinë e lirive

Tuesday, 09 July 2019 12:47

Pas protestës së djeshme të opozitës kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se  prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.

“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!

Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë”, shkruan Basha.

Modifikuar më Tuesday, 09 July 2019 12:56
Login to post comments