VIDEO/ E quajti “z. deputet”, xhindoset Bashkim Fino. Sherr dhe me Ulsi Manjën: Mos ma drejto gishtin se nuk jam shoku jot…

Tuesday, 09 July 2019 13:30

Në mbledhjen që u zhvillua sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje përsa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg.

Në përgjigje të tij, Metani iu drejtua Finos duke i thënë: “E quajtur zoti deputet”. Por kjo ka nevrikosur Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet dhe se Avokati i Shtetit iu drejtua deputetëve të rinj në emër dhe me respekt, ndërkohë që atë e quajti “zoti deputet”.

“Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj q siç di emrin e disa deputetëve që riashtaz kanë ardhur të rinj (duke iu referuar Andi Përmetit), dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha Fino.

Ndërkohë që Avokati i Shtetit, Artur Meta ka thënë se: “Me mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundit”. Ndërkohë që sherri ka vijuar mes FInos dhe Ulsi Manjës.

“Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino. Por kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur keq Finos; “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë”./PANORAMA

Video

Bashkim FIno sherr me Avokatin e shtetit dhe Ulsi Manjen on Vidnews.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...