Analisti Andi Bushati, i ftuar në News 24 ka komentuar përgjimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të kryer me dy komedianë rusë ku mes tjerash bisedohej për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.
Ai tha se përgjimet treguan se kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka qenë e shqetësuar për këtë aventurë të rrezikshme mes Thaçit-Vuçiçit dhe Ramës.
“Na treguan shumë gjëra të reja. Së pari vërtetuan atë shprehjen tonë “kur të vjen e keqja hapi derën”. Thelbi i saj na tregon një gjë: Merkel ka qenë e shqetësuar për aventurën Thaçi-Vuçiç-Rama për aventurën e kufijve në Ballkan. Liderët kryesorë të rajonit janë të trembur me këtë aventurë, e cila mund të çonte në luftëra të reja në Ballkan”-shtoi ai.