Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video me të dhënat se si Shqipëria nuk mundi të marrë asnjë fond nga Samiti i Poznanit, ndërkohë që vendet e Rajonit ndanë mes tyre 180 milionë euro.
Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se Shqipëria u ndëshkua në Samitin e Poznanit dhe përgjegjës për këtë sipas tij, është kryeministri Rama.
“Nga 180 milione euro që u shpërndanë për vendet e rajonit, vendi ynë merr atletet e kuqe të Edvin Kristaq Mafisë dhe përgjërimet e çirakut të Baton Stanishiqit. Miq, Edvin Kristaq Mafia ne samitin e Paznanit shkoi me kepuce normale por u kthye me kepuce te kuqe.” -shkruan Berisha
Ndërsa liston ndëshkimet e samitit për shkak të kreut të qeverisë, Berisha shkruan se kancelaria Merkel i do shqiptarët, por qëndrimi i saj është një mesazh për qytetarët e këtij vendit se ajo nuk mund të pajtohet me instalimin nga Edvin Mafia të narkoshtetit dhe narkomonizmit në Shqipëri.