Një propozim për pastrimin e politikës…

E Enjte, 11 July 2019 16:26

Nga Kastriot Islami/ 

Ka një zhgënjim të madh nga politika. Një zhgënjim qëështë kthyer në revoltë dhe urrejtje për politikën dhe politikanët...Vecanërisht këto vitet e fundit…

Rama ka tentuar ti baltosë të gjithë….

Me angazhimin e tij makiavelik të Ramës kjo revoltë qytetare ështëshndërruar në gati urrejtje kundër të gjithë politikanëve pa përjashtim. Rama është “kujdesur” që për të mbajtur të pakufizuar pushtetin personal ti paraqesë të gjithë politikanët njësoj injorantë, mediokër, të korruptuar, të inkriminuar, njësoj të lidhur me trafikantët dhe trafiqet. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të deklaronte se “meqë të gjithë jemi njëlloj të këqinj, atëhere s’ka as nevojëdhe as vënd për ndryshim.. Kështu mirë jeni me mua dhe me enturazhin tim…sepse më të mirë se mua dhe me antarët e sektit tim nuk keni për të gjetur…”. Kjo lojë diabolike ka bërë që të gjithë shqiptarët të revoltohen, egërsohen, acarohen me të gjithë pa përjashtim duke i konsideruar të gjithë “njëlloj të këqinj”. Gjetja e zgjidhjes së re për largimin e të gjithë politikanëve pa përjashtim dhe zëvëndësimin e tyre me një klasë krejtësisht të re politike nuk rezulton të jetënjë zgjidhje e lehtë. Prandaj seicili prej qytetarëve ka preferuar tëgjejë zgjidhjen më të lehtë, individuale, duke ju drejtuar emigrimit…

Jo të gjithë politikanët janë pjesë e narkoshtetit të Ramës

Nuk rezulton e vërtetëse të gjithëpolitikanët pa përjashtim janë mediokër, hajdutë, kriminelë, trafikantë…Por Rama, për interesat e pushtetit të tij personal ka arritur tju injektojëqytetetarëve sindromin e “të gjithëvë njëlloj të këqinj” për ta bërë problemin pa zgjidhje, gjë që i ka mundësuar atij të ruajë e forcojë pushtetin personal si “i keqi në pushtet i rrethuar nga të këqinj të njëllojtë që duan ti marrin pushtetin”…Shqipëria në drejtimin e Ramës, si asnjëherë tjetër më parë,ështëshndërruar në një rregjim, tipik oligarkik, kriminal, bandistesk e mediokër ku qeverisja, maxhoranca dhe administrata publike kanë numër shumëtë lartë të ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartëi) tëzhytur thellë nëkorrupsion, ii) me rekorde të tmerrshme kriminale dhe lidhje të ngushtë të krimit me drejtuesit e lartë të qeverisë; iii) të implikuar rëndshëm në trafikun e narkotikëve e të lidhur me klanet mafioze, kombëtare, rajonale e ndërkombëtare; dhe iv) me formim mediokër e arsim të dyshimtë universitar përmes fitimit të diplomave fallsome rushfete. Shqipëria e Ramës cilësohet “narko-shteti” i parë europian… Por jo të gjithë politikanët janëpjesë e kësaj bande sektare, madje një pjese e tyre janë viktima të luftës me këto banda të korruptuara, të inkriminuara, tëlidhura me mafian, apo të përbëra nga injorantë e mediokër…Thënë ndryshe, mes politikanëve ka disa, ndoshta jo shumë, që janë goditur dhe eleminuar, nga drejtuesit e narko-shtetit të Ramës dhe që nuk është aspak realiste të cilësohen “njëlloj të këqinj” si anëtarët e sektit të Ramës dhe të urrehen njëlloj si ata…

Rama në 2013 institucionalizoi rregjimin e sektit të tij

Në zgjedhjet e 21 qershorit 2013, Rama për të fituar karriken e kryeministrit pra për të arritur qëllimin personal rriti në mënyrë të konsiderueshme në grupin e tij parlamentar numrin e i) politikanëve të korruptuar, ii) të biznesmenëve e manjatëve të medias të pasuruar në mënyrë të paligjshme përmes lejeve të ndërtimit, tenderave me fonde publike, privatizimit të aseteve publike, e fitimit klientelist tëlejeve tëkoncensioneve, iii) të individëve me rekorde të tmerrshme kriminale, iv) të përdoruesve të drogave të rënda e të lehta dhe të implikuarve në trafikun e lëndëve narkotike, si dhe v) të atyre me arsim të dyshimtëqë rezultojnë tëarsimuar me diploma fallso.

Sekti Rama ka vrarë konkurimin dhe meritokracinë..

Të gjithë këta individë plus “kukullat jesmene” dhe “zagarët lehaqenas” aktivë në median klienteliste tësektit Rama, tëorkestruara nga Rama, kanë formuar së bashku në Shqipëri sektin Rama që ka marrë peng demokracinë duke vrarënë krye të herës konkurimin e ndershëm dhe eleminuar meritokracinë. Sekti Rama, ndër të tjera, ka mundur të arrijë objektivin e “fitores” në 2013 a) duke gënjyer votuesit me programin Rilindja; b) duke blerë votat me paratë e korrupsionit, krimit dhe kultivimit të kanabisit, c) duke kërcënuar votuesit me individët me rekorde kriminale apo drejtuesit e trafikut e kultivimit të drogës dhe d) duke shpifur, ofenduar dhe sulmuar të gjithë kundërshtarët përmes medias klienteliste të paguar me paratë e korrupsionit, krimit, trafikut të narkotikëve.

Sekti Rama ka uzurpuar gjithcka, duke së fundmi edhe drejtësinë…

Anëtarët e sektit Rama rezultojnë më të pasurit e Kuvendit dhe tëadministratës publike, ndërkohëqëdisa individëtë “heshtur” të këtij sekti në kuvend, ata me profil kriminal kanëfolur shumë pak ose aspak në kuvend por kanëkërcënuar kolegët-kundërshtarë deri edhe përmes goditjeve fizike. Pra pjesa më e madhe e këtyre individëvejanë personazhe që s’kanë asnjë lidhje me politikën, me veprimtarinë parlamentare, me qeverisjen, pra me demokracinë, por janë përdorur nga Rama për të vënë nën kontroll të gjithë institucionet e shtetit dhe për të kërcënuar kundërshtarët e Ramës. Së fundmi sekti Rama, me votat e anëtarëve të sektit të tij, përgatiti terrenin e përshtatshëm për vënien nën kontroll edhe të drejtësisë, gjëqë ka filluar të shqetësojë edhe shqiptarët edhe disa nga ndërkombëtarët.

Rama është përgjegjësi kryesor, por edhe klientela e tij

Përgjegjësi kryesor për këtësituatëështë Rama qëështë njëkohësisht, ideatori, orkestruesi edhe përfituesi kryesor i këtij projekti të rrezikshëm dhe shkatërrimtar për vendin, duke qënë njëkohësisht zotërues i një pasurie prej 200 milion euro në llogari off shore dhe eventualisht dhunues i ligjit federal për financimin e fushatës elektorale presidenciale në SHBA. Por përgjegjësia për lejimin e formimit, zgjerimit dhe forcimit të këtij sektiështë e shumëfishtë a) natyrisht së pari e mbi të gjitha e Ramës që e ka ideuar, organizuar dhe realizuar këtë skemë në formën perfekte duke qënë njëkohësisht përfituesi kryesor i saj; b) i të gjithë individëve që kanë pranuar të implikohen në këtëveprimtari të pamoralshme, antidemokratike dhe me shumë gjasa të dënueshme e me pasoja; c) drejtuesve të lartë të PS dhe anëtarëve të forumeve që për interesa të vogla kanë qëndruar indifirentë dhe d) e aleatëve që për interesa pushteti janë bërë me ose pa dashje pjesë e këtij projekti.

Ja c’duhet bërë…!

Ndërkohë që “era e re” ka filluar të fryjëglobalisht pothuajse kudo, madjeedhe në Shqipëri,është e nevojshme që vetë shqiptarët të kërkojnë dhe të mbështesin disa veprime qëmundësojnë largimin e “butë” , sa më të shpejtë dhe pa pasoja për jetën e qytetarëve dhe stabilitetin e vëndit, tësektit Rama, para se vëndi të zhytet në një humnerëfataliteti. Konkretisht të gjithë kundërshtarët e këtij sekti, të bashkuar pa asnjë dallim, duhet të kërkojnë dhe të mbështesin zbatimin në zgjedhjete ardhshme, të lira e të ndershme, të kërkesave të mëposhtme, konkretisht të atyre për të përjashtuar nga kandidimi, tëtë gjithë ministrave, deputetëve, kryetarëvetë bashkive dhe nga drejtimi në administratën publike të zyrtarëvetë lartë në poste kyce që:

1. kanë llogari bankare off shore ose të padeklaruara të vendosura në llogari jashtë vendit;
2. rezultojnë me rekorde të tmerrshme kriminale (në zbatim të ligjit të dekriminalizimit);
3. rezultojnë përdorues të drogës apo të implikuar në kultivimin apo trafikun e narkotikëve;
4. zotërojnë pasuri të dyshimta prej disa miliona eurosh të vendosura krejtësisht apo në pjesën më të madhe përmes lejeve të ndërtimit, me tendera

5. nga fondet publike, nga privatizimi i aseteve publike, me leje klienteliste të koncensioneve, të cilët janë të njohur nga publiku si blerës të votave, kërcënues të votuesve apo financues të mëdhenj të kryetarit të partisë;
6. rezultojnë me arsimim të fituar me diploma fallso apo të pamjaftueshëm.

Po ashtu,të përjashtohen përgjithmonëpër tu marrë me politikë dhe eventualisht të ndëshkohen penalisht ato kryetarë të partive të cilët rezultojnë të paaftëpër të penguar me ose pa dashje aplikimin e 5 kërkesave të mësipërme. Normalisht ky lloj “vetingu politik” për pastrimin e politikës duhet tënisë si një proces i brëndshëm në të gjithë partitë politikë. / Syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...