I ftuar në Syri TV, ish deputeti i PD Ervin Salianji ka komentuar votimin e fundit në parlament për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidenti të Republikës Ilir Meta.
Sipas tij, kjo është një vrimë në ujë dhe përpjekje e Ramës për të shfokusuar vëmendjen nga problemet reale të vendit.
“Edi Rama do të shpikë armiq imagjinarë për të shfokusuar vëmendjen. Sikur ka një luftë mes presidentit dhe kryeministrit, reforma në drejtësi nuk po dënon askënd. 6 vite në qeverisje edhe i njëjti muhabet. Nuk po ecën. Janë shpikje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale. Nuk mundet që një parlament që edhe deputetët i ka ilegjitimë. Ka edhe një hallkë tjetër, që është Gjykata Kushtetuese. Është një vrimë në ujë”, u shpreh Salianji.