Shumë analistë po bërtasin se kryeministri Rama po e kthen demokracinë në diktaturë “demokratike”. Fatos Lubonja shkon edhe më tej, ai thotë se Rama duhet rrëzuar me dhunë. Analisti i njohur Andi Bushati shprehet se Rama ka uzurpuar gjithçka e praktikisht e ka vendosur një diktaturë. Kurse Armand Shkullaku ngre alarmin për nivelin e demokracisë e cila nga e brishtë ka kaluar kaluar nën thundrën e kryeministrit.
Të gjithë po kërkojnë nga shoqeria të reagojë para se të jetë vonë.
Analisti Mark Marku deklaroi këtë të premte se të gjitha shfaqjet dhe veprimet e Ramës të çojnë drejt diktaturës.
I ftuar në emisionin “Provokacija”, te Mustafa Nano tregoi edhe disa shenja të asaj që ai e quan diktaturë moderne sipas rrethanave.
‘Unë nuk mendoj që do shkojmë në diktaturë që të jemi të qartë sepse është e pamundur për kushtet, për kohën etj. Por të gjitha shfaqjet dhe veprimet e Ramës të çojnë drejt kësaj. Diktaturat dhe regjimet vendosen sipas rrethanave shoqërore, kanë specifika të ndryshme, nuk është diktaturë klasike.
Jam dakord, në diktaturë nuk do isha sot se do vinin të më arrestonin këtu në studio, por ato që quhen diktatura moderne janë shumë më të kamufluara sidomos në një rend ku kryesisht është i prirur drejt demokracisë.
Ku e gjykoj pse ka disa shenja të forta të diktaturës ose të derivës totalitare?
E para ka shkatërruar parimet e ekonomisë së tregut. Nuk ka konkurentë, paratë shkojnë në mënyrë të projektuar tek 6,7 apo 8 vetë. Diktaturat godasin kryesisht konkurencat ekonomike. Vendosin monopole, bëjnë arbitraritete.
Kjo është shenja e parë.
Ka çuar në eliminimin e të gjitha institucioneve që bëjnë atë balancën e pushtetit.
Kjo është diktaturë, sepse demokracia kjo është, një institucion e pengon tjetrin. Rama e ka shumë problem që më pengon ky që të bëj këtë…
Gjithë këtë sistem, Rama ka shkuar duke e zhdukur pak nga pak dhe ka arrit në një parlament qesharak, që e kontrollon totalisht vetë, me bashki që i kontrollon vetë.”
Por diktaturat rrëzohen me forcë e jo me paqe!