“Skandali. Edi Rama i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit dhe ia jep vetes”

Saturday, 13 July 2019 10:48

Nga Petrit Vasili

Skandali. Edi Rama i rremben qeverise te drejten e blerjes se arit te Shqiperise dhe ja jep vetes!?Perse????

Edi Rama i ka dhene vetes ne menyre individuale te drejten, qe bleje vetem ai, me urdher te tij,arin e Shqiperise dhe jo qeveria sic ka qene e vendosur me Ligjin.Nr.9900 dt. 10.04. 2008.

Parlamenti i Edi Rames ka votuar ndryshimin e nje pike te vetme ne ligjin e Rezervave Materiale te Shtetit,pikerisht nenin 10.

Me kete ndryshim kryeministri ja ka hequr Qeverise te drejten qe te vendose, si deri me sot,per Mallrat e grupit A ku eshte ari pjese kryesore e tyre dhe ka ligjeruar rrembimin ne grushtin e tij.

Ne relacion skandaloz shpjegues te qeverise, qe shoqeroi ligjin thuhej se: kjo behej,qe keto blerje te kryheshin me shpejt,pra te mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverise dhe se hierarkia e akteve te tjera e kerkonte.

Ky mashtrim eshte sa bajat aq edhe provon qellimet e erreta personale te kryeministrit ne kete afere.

Ka disa pyetje te pakapercyeshme, qe duan pergjigje.

1.Perse kete vendimarrje shume te rendesishme te qeverise ai e rremben ne grushtin e tij?

2.Perse genjen me shkakun gjoja per te bere blerjet me shpejt,kur dihet boterisht qe kryeministri e mbledh sa here te doje qeverine, bile ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat te cilet e kane bere dhe e bejne me dhjetra here?

3.Perse genjejne me hierarqine e akteve,kur dihet, qe per shkakun se grupi A permbante mallra me peshe si ari dhe argjendi ky atribut duhet te ishte vetem i qeverise?

4.Ç’qellim i erret fshihet pas ketij veprimi juridikisht te pajustifikueshem e denueshem.

5.interesin e kujt cenonte diskutimi dhe vendimarrja e hapur ne mbledhjen e qeverise per keto mallra ku ben pjese edhe ari,argjendi?

6.Perse nuk ka asnje rast te pershkruar ne relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes se mallrave te grupit A qe i detyrokerka sot qe ti marre kryeministri ne grushtin e vet?

7.Perse nuk ka asnje ndryshim tjeter as ne Ligj dhe as ne VKM Nr.1128 date 5.08.2008 per grupet e tjera te mallrave, te cilat jane edhe ato pjese e Rezervave Materiale te Shtetit?

Kryeministri e ka rrembyer permes parlamentit kompetencen e Qeverise per blerjen e Malllrave te Grupit A pra arit ne menyre qe te vendose ai dhe vetem ai dhe me urdherin e tij per blerjen e arit.

Kryeministri e ka bere trashe,ne menyre brutale dhe pa asnje arsye bindese sepse arsyet e verteta jane te tjera…

Eshte e qarte qe ky eshte nje ligj,qe vjen ere, por era behet shume me e rende sepse behet fjale per arin e Shqiperise.

Meqenese prokuroria shqiptare dihet tashme boterisht qe eshte teresisht e kapur dhe ka mbyllur syte dhe vazhdon te mbylle syte,

ne se pari po e denononcojme hapur e publikisht,qe te gjithe shqiptaret te hapin syte se ç’po ndodh me arin e tyre dhe me tej do ta denoncojme edhe ne te gjithe kancelerite perendimore dhe agjensite e specializuara per keto ceshtje te renda.

Mund te lexoni vete edhe dokumentet qe hedhin drite mbi kete afere te re te kryeministrit.

Login to post comments