Rama foto me viçin, gazetari ironizon me poezinë e Dritëro Agollit

Saturday, 13 July 2019 16:01

Postuar nga gazetari Ylli Dylgjeri:


Dritëro Agolli

Tani dhe Larani

Në një fshat ku bredh mbi male
Hëna natën si ogiç
Mama Klara lindi djalë,
Mama Lara polli viç.
Çdo mama e mburr të birë
Dhe nga gazi s’mbahet dot;
Mama Lara qesh me brirë,
Mama Klara qesh me lot.
Djali emrin e ka Tani,
Vici emrin thjesht Laran.
Edhe Tani dhe Larani
S’blejnë qumësht në dyqan;
Se mamatë kanë gjinjtë,
Dy burime pa shterrim;
Gjinjët rrjedhin në turinjtë,
Kur i thithin me përtim.
Mituarkët hapin gojën
Dhe secili vetëm pi;
Dhe një lloj e kanë bojën
Të dy qumështet në gji;
Veç se njërëi e bën Lara,
Kurse tjetrin teta Klara!

Login to post comments