Presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.
Mediat italiane i kanë bërë jehonë ceremonisë së zhvilluar në Venecia, duke vlerësuar rëndësinë që ka dhënia e këtij çmimi për personalitete ndërkombëtare.
“Një datë që mund të mbahet në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Dje, më 12 korrik, në Venecia, pranë pallatit historik të Rajonit Veneto, ju dorëzua “Luani i Artë” i karrierës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta”,- shkruan agjencia e lajmeve “Agenparl.eu”.