Për Partinë Demokratike nuk do të ketë asnjë ditë pushim. Pasi gjithë aksioneve politike të nisura në fillim të vitit, nuk pritej që në verë të kishte qetësi.
E gjithë partia është vënë në lëvizje nga një urdhër i kryetarit Lulzim Basha, i cili kërkon që, deri në 31 gusht, një grup i posaçëm pune të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale.
Këto detyra nuk janë trajtuar si prioritare për shkak të angazhimit intensiv me protestat, por tani, situata do të ndryshojë.
Partia do të përfundojë në mënyrë kapilare organizimin e strukturave të saj në të gjithë Shqipërinë.
Kryetari Basha ka caktuar afate të qarta për detyrat e caktuara. Kështu, deri në datën 20 korrik degët duhet të bëjnë kalendarin e punës deri në 31 gusht, që është afati maksimal për kryerjen detyrave dhe monitorimin e tyre nga grupi i punës.
Ky grup pune përbëhet nga 24 koordinatorë që mbulojnë 70 degët e Partisë Demokratike. Koordinatori ka për detyrë të ndjekë të gjithë procesin e përmbushjes së detyrave sipas urdhrit të Bashës dhe përgjigjet për veprimtarinë e tij përpara Kryetarit të Partisë.
Për të qenë sa më efektiv, ky grup ka në përbërje individë që nuk kanë konflikt interesi me degët, pra, nuk janë deputetë aty, apo nuk kanë qenë të deleguar në nivel qarku për organizimin e partisë dhe më pas të protestave.
Nga urdhri i Kryetarit të PD bie në sy porosia, që gjatë procesit të plotësimit të strukturave drejtuese të PD në çdo degë, të afrohen personat me kontribute historike në parti, duke e kombinuar me afrimin e grave dhe të rinjve.
Grupi i punës për koordinimin e veprimtarive në nivel qarku:
Nr. QARKU KOORDINATOR
1. RAJONI TIRANA 1
(Degët 1, 2, 3) HEKURAN HOXHALLI
2. RAJONI TIRANA 2
(Degët 4, 5, 12) ALBANA VOKSHI
3. RAJONI TIRANA 3
(Degët 6, 7, 8) ALDO BUMÇI
4. RAJONI TIRANA 4
(Degët 9, 10, 11) ORJOLA PAMPURI
5. RAJONI TIRANA 5
(Degët 14, 15, 16) EDMOND SPAHO
6. RAJONI TIRANA 6
(Degët 13, Vorë, Rrogozhinë) OERD BYLYKBASHI
7. RAJONI TIRANA 7
(Degët Kavajë, Kamëz, Paskuqan) EDI PALOKA
8. RAJONI DURRËS 1
(Dega Durrës) GENT STAZIMIRI
9. RAJONI DURRËS 2
(Dega Shijak, Krujë, Fushë-Krujë) BUJAR VUKAJ
10. RAJONI ELBASAN 1
(Degët Elbasan, Librazhd, Prrenjas) FLAMUR NOKA
11. RAJONI ELBASAN 2
(Degët Belsh, Cërrik, Gramsh, Peqin) ALBERT AVDYLI
12. RAJONI FIER 1
(Degët Fier, Patos dhe Mallakastër) ARBEN IBRO
13. RAJONI FIER 2
(Lushnje, Divjakë dhe Roskovec) BERNARD BANUSHI
14. RAJONI VLORË 1
(Degët Vlorë dhe Selenicë) ERVIN MINAROLLI
15. RAJONI VLORË 2
(Degët Himarë, Delvinë, Sarandë) ILIR DERVISHI
16. RAJONI SHKODËR 1
(Degët Shkodër dhe Malësi e Madhe) GAZMENT BARDHI
17. RAJONI SHKODËR 2
(Degët Vau i Dejës dhe Pukë) AHMET PREMÇI
18. RAJONI KORÇË 1
(Degët Korçë, Maliq, Kolonjë) SAHIT DOLLAPI
19. RAJONI KORÇË 2
(Degët Pogradec, Devoll) ENDRI HASA
20. LEZHË FLAMUR HOXHA
21. BERAT TAULANT ZENELI
22. DIBËR ENKELEJD ALIBEAJ
23. GJIROKASTËR ERVIN SALIANJI
24. KUKËS KRESHNIK ÇOLLAKU