Nga Edmond Panariti
Si të ndalim shkretëtiren ekonomike dhe hemoragjinë kombëtare?
Ka vetëm një rrugë, ka vetem një mënyrë! Ta kthejmë ekonominë nga ekonomi e korporatave, në ekonomi familjare dhe të individit: Si? Kryesisht me nxitjen e biznesit të vogël dhe te mesem. Me çfare? Ja disa propozime: Të mbillet vendi me biznese të vegjël familjarë kudo, fushë, kodër, mal...Rikthehen, minifermat, stanet, baxhot , pikat e therjes, perpunimit mishit, qumështit, frutave në fshat kudo, ngado.
Ngrihen dhe licencohen me shpejtësi tregjet të vegjel me prodhime të këtyre prodhuesve dhe përpunuesve lokale buzë rrugëve dhe nyjeve kryesore të vendit… Bujtina dhe minirestorante me promovim të fortë të origjinës dhe traditave kudo, ngado të kombinuar me elemente zbavitës dhe rekreative.. Hapet tregu rritet konkurrenca.
Asnjë taksë dhe tatim për pesë vite për të rinjtë që hapin dhe regjistrojnë biznes dhe mbeshtetje e tyre me grant per 20% të investimit fillestar. Shteti vendos të bleje vetëm prodhimet e ketij biznesi të vogel, me kontrate, për furnizim të spitaleve, azileve, forcave të armatosura, të rendit etj dhe vetëm kur nuk ka prodhim vendi i drejtohet korporatave dhe importit për furnizim. Subvencione (para të dhuruara) vetëm për të vegjëlit, ndërsa kredi të favorshme me garanci shtetërore për të mëdhenjtë. Rishikim i marrëveshjes së tregëtisë së lirë..
Të zbatojmë masat jo tarifore të parashikuara në marrëveshje për të ndalur kthimin e vendit në "kosh plehrash" prodhimesh jashtë standardit. Të ndalet importi i produkteve të subvencionuara në origjinë, sepse "vrasin" prodhuesin tone. Vetëm keshtu plaga do të zerë, kore dhe të fillojë shërimin!