Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar një video në “Facebook”, në të cilën shfaqet një fermer nga Kavaja duke mbjellur tokën me gomarë. Ndërkohë që Rama flet për investime në bujqësi në pamjet e videos ndeshemi me një rikthim shekullor pas, ku për shkak të mungesës së mjeteve bujqësore toka punohej me parmend.
“Një mirëmëngjes nga një fermer kavajas për piktorin dështak”, thotë Berisha.
Ndërkaq fermeri tregon se nuk e punon dot me mjet bujqësor sepse kushton 25 mijë lekë dynymi.
“Ku ti gjej unë, ku po punoj. Toka nuk nxjerr veten e vet”, thotë ai. Ndërsa personi që filmon e pyet a ka ujë toka, fermeri thotë se s’ka ujë për vete.
“Çfarë shteti, ku ka shtet këtu. Shteti është për vete nuk është për ne, nuk është për popullin. Shteti do taksa, do tatime”, shprehet fermeri.