Reagim i ish-ministrit Ylli Manjani mbi gjykimin absurd të kërkesës së dytë të Partisë Socialiste për njohjen fitues në zgjedhje të Valbona Sakos:
As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!
Që dy gjyqtarë të së njëjtës gjykatë të shqyrtojnë dhe të vendosin mbi të njëjtën kërkesë, me të njëtjët kërkues e me të njëjtin objekt nuk kishte bërë vaki!!!
As korrupsioni nuk e ka bërë dot këtë pocaqi ligjore.
Dmth ç'a s'do jepnin humbësit e gjyqeve, që të ri gjykoheshin nga fillimi me një gjykatës tjetër që ja kanë "gjetur anën"...
Pra Siguria Juridike, gjëja e gjykuar, hierarkia gjyqsore dhe të gjitha parimet themelore të sundimit të së drejtës NUK EKZISTOJNË MË!
Nuk kisha ndonjë dyshim që rrumpallhania politike që qeveris kështu do bënte, por nuk e di se ç'thotë Palmeri, Sorecca, Mogherini, Hahn, Reeker, Boschard e nuk e di kush tjetër?!!! 🤮🤮🤮
Të fala reformës, drejtësisë e gjith shtetit ligjor- i thonë kësaj pune!