Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi në një letër të hapur për kryeministrin Edi Rama, duke e ftuar atë në qytetin e Elbasanit.
Pasi Tatimet i vendosën shirit hotelit në pronësi të tij pak ditë më parë, Bylykbashi shkruan se hoteli po ndryshonte qiramarrësin në këtë periudhë, duke shtuar se nëse bizneset do të ndahen në të majta dhe të djathta, do të ketë shirita gjithmonë.
Letra e plotë:
Ç’kemi Z.Rama? Mire je?
Me mori malli! Te betohem!!
Qe ta dish, se nuk ka ndonje sekret. Ne po merremi me organizimin, po behemi gati te ndeshemi! Ato qe u bene me 30 Qershor nuk quhen! Edhe ti e di kete, pavaresisht se ben si i qete, kur viziton kotecat e pulave, apo stallat e viçave!!
Isha ne prokurori, se une paraqitem nje here ne jave per ate punen e Librazhdit, kur me thane:
“Po ju vene shiritat tek Hoteli!”
Shkova, i takova çunat qe kishin ardhur nga Tirana. Ishin djem te mire! Njeri ishte dhe fotograf!!
Qe ta dish!
Ne Llixhat e Elbasanit, ça është djathtas rruges jane pronat e vjetra te Bungove! Nga eshte dhe nena ime! Aty kemi nje Hotel, garrumbull, te gjithe bashke!! E kemi dhene me qera. Po ndryshojme qeramarresin!
Po ti i dergove me vrap çunat!! Po prit or burre!! E di qe te duhen leke! Po ku te jepen leke ty!! Ti gjithe leket tona po i ben rrush e kumbulla!! Po i çon tek Banka Jote (e Lindes) !! Po pse per Zahon do punojme te gjithe ne?!
Degjo nje histori te bukur:
Kur isha deputet, ne nje nga mbledhjet e Grupit Parlamentar te P.D., ne nje nga te henat qe mblidheshim (Duhet te kete qene viti 2007), nje deputet i vjeter, i Veriut, i thote Kryeministrit Berisha:
“Doktor, andej nga Fushe-Kruja, tym i madh nga furrat e gelqeres, po edhe keto tatimet nuk po punojne siç duhet, them t’i shtrengojme ca!”
Ai burri, uli pak koken, pastaj u drejtua dhe na tha te gjitheve: ”Ore djema, ju kujtoni se une nuk e mbledh dot shtetin per nje jave?! Por populli jone eshte i varfer, ta leme te vere ca dhjame, pastaj e shtrengojme shtetin!!”
E kuptove?? Ti e ngrite tatim fitimin nga 10% ne 15%!! Dhe po largon gjithe fuqine punetore, por edhe trurin nga Shqiperia!!
Po le t’a leme kete punen e ekonomise, se e ke dh….. fare!
Po na bere dem te madh! Ta dish! Merrnin klientet ne telefon dhe pyesnin: ”Eshte mbyllur Hoteli, apo jo?”
Le qe ti nuk the gje…, po keta cunat e gazetave…, sidomos ata te “A1 Report”, si i ke…, apo jo?! Zjarr, i ke!!Zjarr!!
E di si zgjidhet kjo pune?
Hajde nje dite ne Elbasan! Rrime per dreke andej nga Luca!! E ke parasysh kush eshte? Ky qe ka organizaten me te madhe te P.S. ne Elbasan! Me lejen tende, do t’i them te na lejoje, te ngreme edhe ne, nje seksion te PD-se tek “Fish City”!
Se po e beme keshtu…, biznese te djathta…, biznese te majta…, shirita do kete gjithmone…!!!
Hajde, hajde! Hajde nje dite! Seriozisht e kam!
Une do marr me vete Leka Bungon, kushuririn tim, ti merr ke te duash! Me nje kusht, po filluat te shani Doktorin, apo Lulin, une do ju iki nga tavolina!!
Per ty e kam! Do te them dhe une ndonje gje, si te dalesh nga situata! Meqe kemi lozur dhe basketboll te dy!!
Lesho litar, se sa me shume kalon koha, me keq do ta kesh!! Ne po behemi gati!! Po e di si e kemi adrenalinen kete radhe, apo jo??!!
Po te pres!! Mire ardhsh!!