Oerd Bylykbashi: 3 vjet pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, reforma në drejtësi e dështuar, institucionet e reja të kapura nga Rama

Diel, 21 July 2019 15:06

Nga Oerd Bylykbashi

Si sot tre vite me pare ne keto ore, kujtoj ecejaket frenetike ne mes te vapes se Tiranes, hyrje-daljet ne zyrat e Kuvendit, takime me ambasadore, tensionin e dikutimeve dhe negociatave. Kujtoj momente pas dyerve te mbyllura kur kam degjuar propozime qe do t'i permbysnin stomakun cdo profesionisti te se drejtes e qe me kane bere te mendoj ne ato momente qe nese miratoheshin, ajo nuk mund e nuk do te ishte Kushtetuta e vendit tim dhe qe per fat nuk u materilizuan te pakten plotesisht. ‎Me kujtohen gazetaret qe na prisnin ne vapen e asfaltit. Te gjitha me kujtohen si nje film i jashtezakonshem.

‎Pasi Victoria Nuland dhe Johannes Hahn kishin ripercaktuar perfundimisht qendrimin e Washingtonit dhe Brukselit duke mbeshtetur qendrimet e Opozites per moskapje politike dhe duke fshire “vijat e kuqe” te vendosura me heret ne Tirane, e gjithe beteja e Opozites ate dite te nxehte ishte per te zbatuar paragrafin e famshem 88 te Opinionit te Komisionit te Venecias, i cili garantonte moskapjen e KLGJ, KLP dhe organeve te vetingut. A e permiresonte kjo arkitekturen hibride dhe te paprecedent te sistemit tone te drejtesise, tashme te hiperfragmentuar ne nje mori institucionesh dhe me shume ekspozim politik? Aspak, sepse mekanizmi i kapjes u fsheh pikerisht tek kjo arkitekture e deformuar.

Por se paku me 21 korrik Opozita garantoi minimumin e moskapjes poltike te Drejtesise, me shpresen dhe premtimin e nderkombetareve se ligjet ne vijim do te beheshin me konsensus. Shprese qe ne realitetin shqiptar ku marreveshja vlen sa per te marre voten, provoi te ishte ngrehine mbi rere. Ligjet qe u miratuan me pas me votat e mazhorances se asaj kohe shkelen, deformuan dhe zhbene marreveshjen e 21 korrikut dhe voten unanime te 22 korrikut. Ajo marreveshje paskesh qene sa per te kandisur Opoziten qe te miratonte ndryshimet Kushtetuese qe mazhoranca nuk i miratonte dot pa Opoziten, sepse me pas i kishin votat qe u duheshin per te bere c'te donin me ligjet. A ishte ky mashtrim?

Asokohe kam deklaruar ne parlament se edhe ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare, Rama do vazhdoje te beje fushate me sloganin "Do te bejme reforme ne drejtesi". Por kurre nuk ma‎ kishte marre mendja, edhe pse kishim paralajmeruar per defektet e renda, qe tre vite me pas reforma nuk do te kishte prodhuar ende sistemin e ri te drejtesise. Nderkohe qe i vjetri po shembet me shpejtesi, dhe hallexhinjte qe kane nevoje per drejtesi kane mbetur ne kurth mes rrenojave te sistemit te vjeter qe bie me shpejtesi dhe sistemit te ri qe nuk cohet dot ne kembe.

Thjesht imagjinoni sikur ne oret e para te mengjesit te 22 korrikut, bashke me amendamentet kushtetuese te ishte miratuar edhe nje Kod i ri Zgjedhor, i reformuar. Dhe me pas imagjinoni sikur pas tre vitesh te mos ishim ne gjendje te ngrinim KQZ, Kolegjin Zgjedhor, komisionet zgjedhore e cfare duhet tjeter per te bere zgjedhje. Fundja, zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane po aq jetike sa drejtesia e paster. Nese kjo imagjinate do te ishte realitet, te gjithe do ta quanin ate reforme zgjedhore te deshtuar. Por sot primadonat e asaj reforme ne drejtesi te 2014-2016 kane ende paciperine te thone qe eshte sukses dhe deshtimin per te ngritur sistemin e ri, mbyllja e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte per disa vite nuk eshte problem se eshte "normale". Te vesh duart ne koke! Justifikim si i atij qe zihet ne adulter dhe thote: Nuk eshte ashtu si duket, me ler te shpjegohem...

Ja ku jemi tre vite me pas‎. Para dy ditesh Gjykata e Durresit skandalizoi ‎te gjithe komunitetin e e juristeve (atyre normale se paku) por edhe shume njerez te thjeshte, duke marre nje vendim per konfirmimin e mandatit te kandidates se PS per kryetare bashkie kur po kjo gjykate me vendim ia kishte refuzuar mandatin. Nje brutalitet antikushtetues! Kjo nuk quhet as forum-shopping ku Rama del dhe kerkon gjykaten qe i volit me shume per te marre vendimin qe do, sic beri me Kolegjin qe i dha vendimin qe donte per dekretin e Presidentit. Kjo eshte me keq! Sepse Rama kesaj rrdhe ka bere gjyqtar-shopping. Nuk i pelqeu e para, peshkoi te dytin qe te merrte vendimin qe donte. Ky skandal ka therrmuar cdo parim te sigurise juridike.

Asnje qytetar i thjeshte nuk ka shans qe pasi e humbet nje ceshtje ne gjykate, te kete te drejte te beje padi te re te njejte po ne ate gjykate pasi ajo e ka dhene nje vendim per te njejten ceshtje. Por kur kerkesa gjykates i vjen me firme te vete Kryeministrit Rama, Drejtesia qe po reformon vetingu i Rames, behet me e "barabarte" se per te tjeret. Le te guxojne gjyqtaret po deshen e te refuzojne kerkesen qe vjen me vete firmen e Kryeministrit! Sot e kane marre mesimin gjithe gjyqtaret e tjere.

Ky eshte fruti me i fundit i hidhur i reformes se 2016. Sot nuk kemi me Gjykate Kushtetuese dhe as Gjykate te Larte. Euramalius paska propozuar qe mund te emerohen gjyqtare te perkohshem ne Gjykaten e Larte sa per te emeruar tre antaret qe i duhen Rames ne Gjykate Kushtetuese. Te perzihen rropullite vetem ta mendosh. Me heret kemi pare se si KLGJ dhe KLP u kapen duke vene ne to persona kryekeput te lidhur me PS. Jane keta qe do te caktojne gjyqtaret dhe prokuroret‎ e ardhshem qe do zevendesojne ata qe po ikin nga vetingu. Do tekrijojne garden pretoriane te Rames ne Drejtesi, qe ta ruajne ate ne 10-15 vitet e ardheshme nga drejtesia per maskaralleqet qe po ben sot pa fund.

Vetingun e kapen sepse ne listen e kandidateve kishin aplikuar vetem te majte nderkohe qe Opozita ishte ne Cader. I gjithe mundi per moskapjen e vetingut bazuar tek Paragrafi 88, i permbyllur me 21 korrik 2016 vajti dem. Profesionistet jo te majte nuk guxuan te kandidonin, dhe ne ato raste qe guxuan, u perjashtuan ne fazen e verifikimit te kandidaturave. Dhe kur u perzgjodhen antaret, zgjedhja qe kishte Opozita ishte mes te kuqes dhe rozes. Te mos flasim per Prokuroren e Perkohshme qe edhe pse sapo ka mbushur 19 muaj dhe nuk eshte foshnje qumeshti, ende nuk ka filluar te ece dhe nuk i kane dale as kicat e bebit qe te kafshoje sa per te thene.

Uroj vertet qe SPAK te mos dale nje frut tjeter i hidhur e te kthehet ne "aspak". Fundja Shpresa ‎eshte vajze rezistente, vdes e fundit. Sepse nese SPAK nuk e kap politika, mund te kemi politikane, gjyqtare e prokrore te korruptuar qe shkojne pas hekurave dhe jo thjesht t'i coje vetingu ne pension te shijojne pasurite qe kane vene. Dhe aty do te fillonte shpresa per ndryshim.

Para tre vitesh kam deklaruar publikisht se me kete arkitekture hibride qe nuk ka kusheri askund mes sistemeve europiane, frut i nje eksperimenti, ky sistem drejtesie deshton brenda 10 vitesh. ‎Nuk eshte se kam ndryshuar mendim, por shpresen e kam qe ta kem patur gabim. Deri tani bindja ka triumfuar mbi shpresen, per fat te keq. Gjithesesi, sado me probleme dhe difekte, me mire kjo qe quajne reforme dhe qe sot nuk ka me mundesi te ndreqet, le te shkoje drejt zbatimit e ta mbyllim dhe ta marrin vesh te gjithe se cfare sistemi drejtesie ka prodhuar, sesa te terhiqmi zvarre me nje reforme qe perdoret per fushate zgjedhore dhe jo per drejtesi.

Fjala ime me poshte, e oreve te para te 22 korrikut 2016, eshte prove e qellimeve, shpresave, pikepyetjeve dhe kritikave qe kishim atehere. Ja ku jemi sot tre vite me pas.

21 korrik 2019

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...