Nga Dashnor Visha
Sot më tepër se kurrë duhet të jemi me Ramushin, jo se lavdia e tij ka nevojë për ndihmën tonë, por se sot, ai ngrihet monumental, është kthyer në një legjendë të gjallë, në Muj dhe Halil, në Isë Boletin, në Azem Galicë, është vetë Shqiptaria me dy flatra, atë të Shqipes Kuqezi me dy krena dhe yjeve në qiellin blu të Kosovës martire, eshte Skenderbeu i koheve moderne, eshte Emblema e Atdhedashurise, eshte lektori i burrshtetesise.
Sot unë, pse jo, dhe çdo shqiptar i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbare diasporës duhet të pohojë me zë të lartë: “Jam Ramush Haradinaj..!” Të gjithë duhet të bëhemi njësh, për të ushtuar si kambanë atdhedashurie. Prandaj ndjehem krenar të përqafoj devizën sublime të Ramush Haradinajt kur thonte: “…Do të tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur s’i pëlqen dikujt. Do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence. Këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregue…!”
Ramushi nuk gëzoi metropoleve të Evropës për të shijuar jetën moderne, as kënaqësitë prej bohemi, as erotikën e shfrenuar apo artin pa ide dhe mesazhe, por rroku armët për t’i dalë zot nënës Kosovë së përgjakur nëpër malet dhe fushat e saj. Ai nuk lidhi rreth qafës gravata shumëngjyrëshe, por rroku përreth kokës si rugovianët qefinin e vdekjes, duke dhënë në altarin e lirisë së Kosovës, jo grafika ekspresioniste pa vlerë, por jetën e shenjtë të tre vëllezërve. Ai nuk i ra gjoksit si një politikan narcist e pa bereqet, por dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës për t’u përballur burrërisht në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, jo pak por plot dy herë, përballë kasnecit të dardhës, Dick Martit, mortit të çështjes shqiptare dhe kallogresë Karla Del Ponte, këtyre sputnikëve serb, që të bardhë kanë veç flokët, ndërsa idealin e zemrën zi e katran…
Ç’nuk bënë për ta thyer e përkulur trimin Ramush, serb e të tjerë armiq të kamufluar të shqiptarizmës, në gjuhë të huaj apo dhe në shqipen e pafajëshme. Dy herë të arrestuar, të mbajtur nën pranga në Sheshin e Mirëkuptimit dhe Lisisë në Francën e revolucioneve, por zgalemi Ramush Haradinaj nuk njeh të ndalet as para presioneve e intrigave të kancelarive ndjellakeqe. Ai çan para horizonteve të reja të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, se me vete ka të drejtën, se ai që nuk i përket Atdheut, nuk i përket as njerëzimit. Çdo shqiptar që ka në deje gjakun e të parëve duhet të thërrasë me zë të lartë: Unë jam Ramush Haradinaj, se madhështia e një popullii nuk matet nga numri i banorëve, ashtu si madhështia e një njeriu nuk matet nga gjatësia e trupit, se atdheu përbëhet nga të vdekurit që e kanë themeluar dhe nga të gjallët që e vazhdojnë.
Historia e jetës së këtij NJERIU të thjeshtë na mësoi një të vërtetë të madhe, që paqja me armikun është si të fleshë gjumë me luanin, se toka amtare është si kocka nën lëkurën tënde. Qëndrimi burrëror i Ramush Haradinajt riktheu në kohën tonë me kriza në numër të madh, thënien Naimjane: “…Ti Shqipëri më ep nder, më jep emrin shqipëtar…”! Emër që për fat të keq jo të gjithë e meritojnë. Është patriotizmi që tregon vlerën e njeri