Nga Ylli Dylgjeri
Më në fund u materializua edhe profecia e pronarit, botuesit, dhe gazetarit Nikoll Lesi se: kjo qeveri, do të ecë përpara përmes arrestimeve dhe investimeve. Kështu do të deklaronte kohë më parë Lesi. Dhe ja, erdhi dita dhe nata, që Lesit ti dalë profecia.
Të thuash për Lesin se sheh filxhanin do të ishte një mashtrim i madh. Lesi kurrë s’e pi kafen deri në fund për të kthyer filxhanin.
Lesi, shqisën më të ndjeshme ka pasur kurdoherë nuhatjen e jo shijimin.
Dhe ja ku i doli sërisht fjala. Në Kuvend kaluan së fundi PPP-të e autostradave dhe investimeve. Në qënder të Tiranës Teatri u rrethua me polici, e së fundi edhe në Astir policia kaloi shtëpi më shtëpi…Arrestime.
Binomi Lesi “investime e arrestime” po funksionon edhe në temperatura të larta.
Puna rifilloi kudo pas 30 Qershorit:
-Në Gjykata, gjyqet po i bëjnë nga 2 herë!
-Ministria e Financave ka dalë hotel më hotel.
-Ministri i Bujqësisë serë më serë provon shalqi.
-Ministri i Mjedisit po shëtit gji më gji.
-Ka mbetur vetëm Ministri i Europës pa diplomaci!
Pas kësaj po presim rezultatet e reformës në Drejtësi.
Deri atëhere…vjen dhe SPAK-u pa parti.