Meta: Rilindja nje organizate jo ne perputhje me interesat kombetare as stabilitetit te rajonit

Tuesday, 23 July 2019 23:03

Presidenti Ilir Meta deklaron se jemi në situatën e nje grushti te butë shteti. Meta thote se Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin e tij nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë.

Pjese e intervistes ne emisionin Tempora transmetuar mbremjen e sotme

Unë shqetësim kam vetëm drejtësinë kombëtare, ajo është e pamëshirshme mbi çdo politikan.

Gazetarja: Por drejtësia institucionale do të jetë e tillë dhe në bazë të asaj që ju deklaroni zoti President, sot shqiptarët janë edhe më të shqetësuar për atë që vjen. Ju do të mjaftoheni vetëm me deklarimet dhe me statuset në“Facebook” apo keni një mision edhe në cilësinë e Presidentit të Republikës, garantit të Kushtetutës, simbolit të unitetit kombëtar për të ndërmarrë veprime të cilat mund të shmangin pasojat afatgjata?

Presidenti Meta: Unë i kam ndërmarrë të gjitha veprimet dhe do t’i ndërmarr edhe në të ardhmen. Edhe ditën që opozita për fat të keq shpalli që do të digjet mandatet në Parlament, unë kam qenë për një vizitë në Gjermani për të takuar homologun tim atje.

Unë kam dhënë menjëherë mesazhin - ndërkohë që opozita e kishte thënë me kohë, sepse e kishte hapur idenë e lënies së mandateve prej një viti – që kjo është një marrëzi, që nuk i shërben as vendit dhe askujt. Përkundrazi do i bënin një shërbim Edi Ramës, se këtë nuk është se do ta shikonin me përgjegjësi, që prit se po shkojnë gjërat keq dhe duhet ekuilibruar diçka. Unë kam thënë askush nuk do të rri pa gjumë në Bruksel se ju po bëni një veprim tëtillë, megjithatë ata e bënë, punë e tyre, përgjegjësi e tyre dhe kostot le t’i marrin edhe ata, për fat të keq po marrin edhe qytetarët shqiptarë.

Gjithashtu, kam thënë opozita të bëjë një hap pas, të mos i dorëzojë mandatet, qeveria të bëjë dy hapa pas dhe të kthehet në kufijtë që i ka përcaktuar Kushtetuta, sepse qeveria kishte dalë nga kufijtë e Kushtetutës, sikurse ka dalë. Një nga arsyet pse jemi në këtë situatë pa Gjykatë Kushtetuese, pse jemi në këtë situatë pa Gjykatë të Lartë, pse jemi në këtë situatë edhe me Prokurorinë, kjo është arsyeja.

Edhe dekreti që unë nxora për të shfuqizuar 30 qershorin, çfarë qëllimi kishte? Kishte qëllimin për të siguruar një normalitet në vend, për zgjedhje lokale që të merrnin pjesë të gjithë. Unë as i kërkova dorëheqjen Edi Ramës....

Gazetarja: ....Dua të qëndroj të reforma në drejtësi që ta mbyll argumentin...

Presidenti Meta:Reforma është kjo (tregon Kushtetutën), që të mos ketë Kushtetutë tjetër.

Gazetarja: Cila do të jetërezultatja e lidershipit Meta në reformën në drejtësi? Publiku shqiptar, populli, sovrani, në emër tëtë cilit ju flisni, përveç oponencës tuaj të shprehur, çfarë do të mund të marrë nga burri i shtetit Ilir Meta?

Presidenti Meta:Faleminderit për konsideratën...

Gazetarja: Jeni në pozicion të tillë, jeni Kreu më i lartë i Shtetit...

Presidenti Meta:Është e vërtetë, por për fat të keq jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucioneve, të izolimit edhe të Presidentit si të vetmit institucion – sepse këtu vetëm dy institucione janë që nuk i ka marrëmazhorancës, që janë Presidenti i FSHF-së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhjen. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë.

Sepse e kam thënë edhe më përpara dhe do e përsëri, kjo situatë në Shqipëri nuk është e rastësishme dhe duhet të kemi parasysh se Rilindja –se unë nuk kam asgjë me socialistët, jam vetë socialist si pikëpamje, si formim – pra, Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin tim nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë.

Gazetarja: Për cilën Rilindje jeni duke folur, atë me të cilën bëtë koalicion në vitin 2013?

Presidenti Meta: Tani, unë koalicionin e kam bërë me Partinë Socialiste, nuk e kam bërë me Rilindjen. Fakti që tani Rilindja e kontrollon totalisht edhe Partinë Socialiste mua nuk më lë pa shpresë që një ditë nuk do të ketë Parti Socialiste, si ajo që i dha Shqipërisë mjaft gjëra pozitive në të kaluarën, përfshirë edhe kontributin e jashtëzakonshëm për krizën e Kosovës dhe për çlirimin e Kosovës.

Gazetarja:Kur e kuptuat ju ekzistencën e Rilindjes si njëorganizatë, thoni ju, globale, me këto qëllime?

Presidenti Meta: Tani është shumë e qartë, sepse e gjithë kjo situatë përfshirë edhe Ramaformën, është shprehje e një organizate globale dhe nuk kemi vetëm rilindësa shqiptarë, kemi edhe rilindësa ndërkombëtarë, të cilët janë pjesë e kësaj organizate.

Gazetarja: Cilët janë ata?

Presidenti Meta:Janë këta që flasin njësoj si Kryeministri jonë,edhe për çështjen e reformës, dhe që nuk kanë asnjë reflektim e asnjë ndjeshmëri për shumë probleme, që janë krijuar këtupër mosfunksionimin e institucioneve.

Gazetarja: Më falni, i referoheni Sorosit në këtë rast?

Presidenti Meta: Nuk është çështje thjesht e personit,është një organizatë, nuk është vetëm më Amerikë në atë që duhet “deepstate”, por edhe në Europë, në të gjithë botën, është një organizatë jo për t’u nënvlerësuar.

Login to post comments