Teatri Kombëtar, përplasje mes policisë dhe qytetarëve (VIDEO)

E mërkurë, 24 July 2019 08:55

Që në orët e para të mëngjesit, qindra forca të Policisë së Shtetit kanë rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe po përplasen me qytetarët dhe artistët. Në fillim në vend ishin të pranishme forca të policisë private dhe më pas atyre iu janë bashkuar dhe efektivët e Policisë së Shtetit.

Burime nga Bashkia e Tiranës, bëjnë me dije se sot nuk do të nisë shembja e ndërtesës por do të largohen materialet. Përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe aktorëve prej disa kohësh e kalojnë natën në oborrin përpara Teatrit Kombëtar dhe sipas tyre heqja e objekteve ka nisur prej disa ditësh fshehurazi.

Ata kanë kundërshtuar ndëhyrjen e policisë dhe kanë kërkuar largimin e tyre nga hapësira e teatrit. Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndonëse protestuesit dhe policët vijojnë të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit.

Për më shumë se një vit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton planin e Qeverisë për prishjen e godinës, për të cilën thonë se është trashëgimi kulturore.

Video

Login to post comments