Qytetarë, aktivistë dhe artistë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në sheshin para Teatrit Kombëtar për t’i ardhur në mbrojtje kompleksit teatror.
Situata gjatë natës ka qenë kryesisht e qetë dhe pa probleme. Forcat e policisë nuk kanë qenë prezente tek teatri gjatë natës.
Në mbështetje të artistëve kanë qenë edhe përfaqësues të PD, ish deputetit Agron Shehaj, Gent Strazimiri dhe Sait Dollapi.
Në orët e para të mëngjesit ka nisur dhe mbërritja e qytetarëve dhe artistëve të tjerë për t’iu bashkuar pjesës që ka qëndruar gjatë natës.
Një nga qytetarët është edhe një grua e cila ka sjellë ushqim (petulla me djathë) për ata që kanë qëndruar gjatë natës.