Maliqi, ministres së Drejtësisë: Ose jep dorëheqjen ose rri vetëm zëdhënëse e qeverisë

E Enjte, 25 July 2019 11:52

Nga Lefter Maliqi

Znj. Ministre e Drejtësisë ose jep dorëheqjen ose rri vetëm zëdhënëse e qeverisë për luftën ndaj korrupsionit (DASH: Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan dhe Europë). Shko ose verifiko skandalin te burgu 302 në qendër të Tiranës e padëgjuar më parë, i gjithë zinxhiri drejtues i komanduar. Drejtori i burgut, shefi policisë, shefi i regjimit të brendshëm, shefi i regjimit të jashtëm, shefi i sektorit ligjit, shefi i çështjeve shoqërore të edukimit dhe shëndetësisë, shefi i personelit tek 302 të gjithë të komanduar. 4 oficerë policie të vendosur jashtë ligjit në poste drejtuese të komanduar, zv.drejtor i pergjithshëm i burgjeve, drejtori burgut ne Vlorë, në Rrogozhinë, në Korçë.

Drejtori juridik komandohet jurist i thjeshtë, pezullohet jashtë ligjit shefi i auditit, me komandim shumë drejtues në administratën e burgjeve, si i personelit, i DAP-it, sektori i paraburgimit, drejtori i Krujës, drejtori juridik, shantazhohen vartësit, konflikte me drejtorin profesionist të policisë, fyerje e kërcënime me email trupës së policisë. Femrave si dordolec dhe meshkujve si kaqol, famëkeq, pezullime, lirime, shkarkime, komandime, drejtim komisioni disiplinor, 7 tendera ka bërë deri tani me ish-nipin e tij sekretar të përgjithshëm të ministrisë së rendit, miliona lekë tender dajë nip, konflikt i pastër interesi, pas publikimeve nga mua shkarkuat nipin ndërkohë që nipi është i arsimuar dhe po mbani të paaftin drejtorin e burgjeve, shumë tendera të tjerë presin t’i bëhen, është vendosur para 2 muajsh skaner te burgu i Fushë-Krujës miliona lekë e plot tendera të tjera, disa të publikuara me parë. Shko e verifikoje Melsi Beli është mik i afërt i Drejtorit të përgjithshëm dhe a e ka pas tek AKU ku ishte më parë Drejtor dhe atje me paaftësi e plot skandale dhe e mori nga AKU e emëroi përgjegjës ligjorë dhe paturpësisht e komandon përgjegjës te tenderat, prokurimet publike, si thua znj. ministre vjen ndopak era korrupsion abuzim?

Të gjitha nga një njeri i paaftë i paarsimuar, më të shkuar të errët, i liruar e shkarkuar 2 herë për shkelje të renda. Pra ju se urdhëroni dot, se menaxhoni dot situatën me këtë drejtor të ri të pergjithshëm koke e kembë të paaftë. Ju liruat dhe burgoset ish-drejtorin e përgjithshëm Arben Cukon që ju la administratën mbi 95% te aftë profesionalisht, ju shkarkuat për punë të mirë ish-drejtorin e përgjithshëm Stefan Çipën i cili e la model administratën. Pra ju s’keni mundësi as ta kontrolloni, as ta urdhëroni, as ta këshilloni drejtorin problematik, që për 5 muaj shkatërroi dhe po shkatërron gjithçka, duke shkelur ligjet, duke marrë kopetencat tuaja, duke shkelur të vetmen rregullore të brendshme të burgjeve. A e kuptoni që spyet vartësi për ju, se e kanë emeruar klanet mafioze pranë Kryeministrit? Dhe pasuria marramendëse e tij bashkë me familjarët ju bën ju të pafuqishme për ta pasur nën vartësi zyrtare e ligjore.

Znj.Ministre kur e prezantuat Drejtorin e burgjeve si më i paafti dhe më i dyshimti ju lutem dosjen e tij të të dhenave, krrierës, diplomës etj ju e keni parë? Pse e mbani të fshehte, jepjauni mediave ta publikojnë të shkrihen së qeshuri dhe të binden se si Rilindja juaj e famshme të emëron gjeneral pa grada! S’thone kot që leku hedh ujin përpjetë jo për gjë po kjo është dhe reforma juaj e famshme në drejtësi.

Pa merak se dhe këtë do ja u bëjë të ditur në parlament shpejt ju dhe gjithë shqiptarëve, pasi po bindem që gazeta Bild ka shumë të drejtë se mafia e bandat i bëjnë emërimet. Pyetje znj.Ministre si ka mundësi se të dhëna të sigurta më thonë që ka qenë agjent i thjeshtë i SHIK-ut në Vlorë në 1997, më pas shifrat i çon thjesht tek komisariati 2 në Tiranë, në 2004-2005 detyrë të mesme me policinë elektrike, i liruar dhe shkarkuar për shkelje të rënda dhe si ka mundësi me Rilindjen tuaj emërohet drejtor i përgjithshëm i AKU. Dhe aty abuzime, shantazhe, lirime, shkelje ligjore te konstatuara dhe nga KLSH – ja, e tani 5 muaj drejtor i përgjithshëm i burgjeve si më i paafti në historinë e burgjeve. Kush e gradoi kaq lart? Çfarë arsimi ka? A e verifikoni dot diplomën me përgjegjësi të shkollës së lartë në universitet privat të falimentuar dhe në ç’moshë ka bërë të lartën?

Kush janë klanet që e mbështesin e dini apo s’ke kurajo ta tregosh? Sa poshtë keni rënë si Rilindje sa te kapur jeni? Mos vallë ka ardhur koha të realizojmë një interpelancë të dytë bashkë por të vërtetë dhe reale se kush ju urdhëron ju, pse e mbroni, pse s’ke fuqi, ju a keni probleme të brendshme në qeveri me koleg e ish-koleg, me vartës e epror e ish-epror, gjithsesi nga e vërteta s’duhet të kemi frikë me mirë ti dije publiku se ne i dimë por kur i di publiku dhe mbështetja për të drejtën rritet. Znj. ministre jua qaj hallin më mirë mbaj karrigen sesa të bësh detyrën, më mirë interesi personal se ai shtetëror, më mirë hesht sesa të flasësh se po bëre këto i bashkohesh Gjiknurit, Ahmetajt, Mimit, Bushatit. Haha… ndjesë se harrova, ju s’jeni deputete dhe ngeleni në rrugë fare, se ish-ministrat të paktën janë në parlament. Suksese në jetë se nuk është faji juaj. Shpata e kalorësit ka prerë shumë koka socialistësh. Mbetem në pritje për shumë të vërteta të hidhura në interpelancën me Kryeministrin që i janë verbuar sytë nga pushteti, krimi, korrupsioni dhe tepsia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...