Pas padisë së Metës në GJK, Genc Pollo shpjegon dhunimin e ligjit nga Bashkia, Qeveria dhe Parlamenti

E Enjte, 25 July 2019 12:06

Nga Genc Pollo

Thelbi i padisë në Gjykatën Kushtetuese të depozituar dje nga Presidenti Meta është se Ligji Special Fusha shpk/Teatri Kombëtar i miratuar për herë të tretë nga shumica rilindiste në Kuvend vërtet heq emrin e kompanisë së dashur të lalit të vogël e atij të madh por kushtet e shtuara vetëm tek Fusha shpk të çojnë. Ky ishte edhe dhunimi kryesor i Kushtetutës e i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit i kontestuar shumë fort nga opozita në verën e 2018.

Dhunimi mbetet siç ishte; thjesht eshtë shtuar një fasadë Potjomkini GP.

Nga padia e Presidentit të Republikës:

"Kuvendi me ligjin e ri nr.37/2018, të miratuar në datë 20.09.2018, është përpjekur të përcaktojë se për realizimin e këtij projekti, do të kemi tashmë një garë të hapur ku do të mund të përzgjidhet personi fizik apo juridik, me të cilin shteti do të negociojë për nënshkrimin e një kontrate bashkëpunimi.

Konkretisht në nenin 3, pika 4, 5, 11 të ligjit parashikohet se:

“4.“Palë private” është çdo subjekt privat që paraqet një propozim për zhvillimin e projektit te? zhvillimit te? zonës se? Teatrit Kombëtar, duke përfshirë? projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se? re te? Teatrit Kombëtar.

5.“Palë private e përzgjedhur” është pala private, propozimi i së cilës ka rezultuar në përputhje me kërkesat e këtij ligji, më i favorshmi në raport të interesit publik, si dhe është klasifikuar e para nga komisioni.

11.“Thirrje e hapur” është ftesa e hartuar nga komisioni për palët private që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te? zhvillimit te? zonës se? Teatrit Kombëtar, duke përfshirë? projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se? re te? Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

Në pamje të parë, duket sikur tashmë do të realizohet një procedurë konkurrimi e lirë dhe që respekton kërkesat kushtetuese për veprimtari të lirë ekonomike dhe trajtim të barabartë, por nëse shqyrtohen dispozitat e mëtejshme ku përcaktohen kërkesat, mjetet dhe kriteret sesi kjo garë realizohet, arrihet në konkluzionin logjik se sërish edhe kjo normë ligjore paraqet elementë që cenojnë drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe që nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm.

Konkretisht në pikën 3, të nenit 6, të ligjit parashikohet se:

“3. Me marrjen e propozimeve, komisioni verifikon paraprakisht statusin e të gjitha pronave mbi të cilat do të zhvillohet projekti, sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 3, të këtij ligji. Komisioni verifikon dhe marrëveshjet e arritura dhe të nënshkruara me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit.”

Pikërisht ky parashikim përcakton se, çdo palë private që dëshiron të marrë pjesë në konkurrim duhet që propozimin e tij për zhvillimin e projektit te? zhvillimit te? zonës se? Teatrit Kombëtar, duhet ta shoqërojë dhe me marrëveshjet që duhet të ketë arritur, me pronarët e pasurive private që ndodhen në zonën objekt zhvillimi dhe që përfshihen në këtë projekt.

Në thelb, vendosja e këtij parashikimi ligjor përbën një kusht parakualifikues për të marrë pjesë në garë, duke e bërë kështu një proces selektiv konkurrimi.

Për këtë është me rëndësi të evidentohet se:

Është fakt i provuar shkresërish që, Kuvendi i Shqipërisë, me propozimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe më pas të qeverisë, u investua me procedurë të përshpejtuar në shqyrtimin e propozimit dhe miratimin e ligjit nr. 37, datë 05.07.2018, duke përzgjedhur me ligj bashkëpunimin me shoqërinë propozuese “Fusha” sh.p.k, si një nga pronarët e pasurive prone private në këtë zonë.

Gjithashtu është fakt i bërë publik dhe i formalizuar në kërkimin e Bashkisë Tiranë dhe propozimin e Qeverisë dhe i pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që në zonën e përcaktuar për realizimin e këtij projekti ndërmjet rrugëve “Abdi Toptani” dhe “Murat Toptani”, shoqëria propozuese “Fusha” sh.p.k. ka në pronësi pasuri të paluajtshme truall dhe ndërtesa.

Në këtë situatë faktike, ku shoqëria “Fusha”, sh.p.k, rezulton pronare në zonën objekt zhvillimi, vendosja e këtij kushti nëpërmjet ligjit dhe mosparashikimi në ligj i rolit të shtetit si garant për një proces të hapur dhe transparent konkurrimi, sjell si rezultat të vetëm realizimin e një procesi selektiv konkurrimi në kushte aspak të barabarta.

Kjo sepse ligji i ri në fakt parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurrojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit, ku një prej tyre rezulton të jetë propozuesi i parë i këtij projekti, me të cilin Kuvendi me procedurë të përshpejtuar kishte përcaktuar bashkëpunimin me të, me trajtim preferencial nëpërmjet një ligji të veçantë, tashmë të rrëzuar.

Kuvendi nuk ka parashikuar asnjë zgjidhje për rolin garantues të shtetit në kushtet kur të drejtat e pronësisë private të një, apo disa pronarëve mund të diktojnë pjesëmarrjen në konkurrim.

Konkretisht, nuk është parashikuar në ligj zgjidhja e një situate ku një palë private paraqet një propozim, shumë herë më të lartë për nga interesi ekonomik për shtetin dhe interesin publik, por nuk ka mundur të realizojë plotësisht apo pjesërisht marrëveshje bashkëpunimi me pronarët privatë të pasurive të paluajtshme që ndodhen në këtë zonë objekt zhvillimi.

Në këtë mënyrë ligji nr. 37/2018, i miratuar në datë 20.09.2018 me kriteret e vendosura dhe me paqartësitë e tij, nuk e ka zgjidhur problemin kushtetues që ekzistonte në lidhje me këtë çështje, pasi sërish nëpërmjet kushteve dhe kritereve të tilla të vendosura në ligj, kufizohet pjesëmarrja në konkurrim, duke bërë kështu që në praktikë të ekzistojë sërish trajtimi preferencial dhe i favorizuar i një ose disa subjekteve të caktuar, gjë e cila sjell si rezultat paracaktimin e fituesit në këtë proces.

Për rrjedhojë, arrihet në bindjen se edhe kjo procedurë e re ligjore krijon pabarazi dhe cenim të veprimtarisë së lirë ekonomike dhe barazisë përpara ligjit, parime këto të mbrojtura nga neni 11 dhe 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Paracaktimi i drejtpërdrejtë me ligj nga Kuvendi i disa kushteve specifike për kualifikim që, siç rezulton nga historiku i formimit të vullnetit të ligjvënësit, i plotëson vetëm një rreth i kufizuar i operatorëve ekonomikë, për të mos thënë vetëm operatori që ka shprehur interesin për zhvillimin e zonës, e bën këtë proces haptazi antikushtetues në shkelje të neneve 11, 18 të Kushtetutës.

Kjo sepse sërish shteti me ligjin nr. 37/2018, të miratuar në datë 20.09.2018, ka diktuar vullnetin e tij se ka zgjedhur të bashkëpunojë për të kryer një punë publike, vetëm me atë kompani që ka siguruar kontrata me pronarët e truallit për zhvillimin e pronës së tyre, ku një prej tyre është dhe pronar i pjesshëm i një pasurie brenda zonës që pretendohet të zhvillohet dhe propozuesi fillestar për zhvillimin e saj.

Trajtimi preferencial që i bëhet me ligj kompanisë që gëzojnë këtë mundësi, në raport me shtetasit dhe subjektet e tjerë, që do të dëshironin të ishin pjesë e një konkurrimi të ndershëm për të hartuar qartë propozimet e tyre me qëllim që në të ardhmen t’u krijohej mundësia për të ndërtuar një partneritet me autoritetet publike për zhvillimin e tyre ekonomik, është shkelje e hapur dhe e drejtpërdrejtë e këtyre parimeve kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike.

Në rastin konkret, dispozitat e këtij ligji nuk garantojnë asnjë procedurë konkurrimi të hapur dhe transparente.

Republika e Shqipërisë ka të miratuar dhe në fuqi një sërë normash ligjore dhe akte nënligjore që rregullojnë procedurat e konkurrimit për sipërmarrjet private të punëve publike.

Legjislacioni mbi prokurimin publik, apo ai i partneritetit publik privat, parashikon se çdo propozim parashtrohet dhe krahasohet me nevojat që autoriteti publik ka; pra, me termat e referencës, ku sipas procedurave bazuar në kritere jo diskriminuese dhe transparente konkurrimi, përzgjidhet operatori që ka ofertën më të leverdisshme dhe që mundëson realizimin e një kërkese të entit publik për mallra, shërbime apo ndërtime, etj.

Aktualisht Republika e Shqipërisë ka një bazë ligjore të plotë për të realizuar çdo investim publik që kërkohet të realizohet.

Krijimi i precedentëve të tillë, siç është ligji nr. 37/2018, i miratuar në 20.09.2018, për të dalë nga zbatimi i këtyre rregullave të përgjithshme dhe për të krijuar rregulla të veçanta ligjore që i adresohen rregullimit të një marrëdhënieje të caktuar me kritere preferenciale që diktojnë përzgjedhjen e një operatori ekonomik të caktuar, jo vetëm që përbën trajtim të pabarabartë, por do të krijonte prirjen e operatorëve në treg, që të kërkonin në vijimësi që gjithkush të kishte një trajtim preferencial për të operuar në një mjedis ligjor të personalizuar.

Ky regjim rregullator me ligj nëpërmjet Kuvendit, ku vendosen kushte për konkurrim që mund të plotësohen vetëm nga një numër i kufizuar i operatorëve ekonomikë, krijon pabarazi të shtetasve përpara ligjit, sepse diskriminon çdo person fizik, apo juridik që do të dëshironte të ushtronte të drejtën e veprimtarisë së lirë ekonomike, duke konkurruar bazuar në rregullat ekzistuese të njëjta, por që nuk mundet, pasi ligji, ia heq këtë mundësi, sepse përcakton paraprakisht kushte të tilla, plotësimi i të cilave diktohet nga vullneti i subjektit me të cilin shteti fillimisht zgjodhi që të bashkëpunojë.

Ligji nr.37/2018 përmbys hapur zbatimin e parimeve evropiane të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ku ligji është i barabartë për të gjithë dhe përpara tij janë të gjithë të barabartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...