Braimllari përkrah banorëve të 'Unazës së Re': Projekti i Edi Ramës, korruptiv dhe kriminal

E Enjte, 25 July 2019 22:28

Ish-deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ishte përkrah banorëv të Unazës së Re,  banorët e Unazës së Re.

Sipas tij, projekti i qeverisë për Unazën e Re, është një projekt korruptiv dhe kriminal.

“Edi Rama kërkon të pastrojë para në këtë projekt korruptiv në kurriz të 1300 familjeve. Ai po provokon banorët e Unazës së Re duke urdhëruar policinë politike të arrestojë banorët që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre

Edi Rama do të shembë 1300 shtëpi për të mbushur xhepat e tij. Ai dhunon qytetarët e ndershëm ndërkohë hanë dreka e darka me trafikantë dhe oligarkë. Rama po përdor çdo mekanizëm shtetëror për të mbuluar hajduterinë e tij”, u shpreh ndër të tjera sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Login to post comments