Basha në Delvinë: Shqiptarët po varfërohen, sepse i grabit qeveria

Saturday, 27 July 2019 09:29

Lideri i opozitës Lulzim Basha shprehu shqetësimin e PD për varfërimin e shqiptarëve për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria.

‘Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive.’

Në takimin me demokratët e Delvinës, zoti Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.

 ‘Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit.-tha Kreu i Opozitës.

Kryetari i PD tha se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor. Basha u shpreh se kjo ishte një datë që e vilulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.

 ‘30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm’- tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin.

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t’ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur PD të marrë drejtimin e vendit.

Modifikuar më Saturday, 27 July 2019 09:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...