Jahtet luksoze të qeveritarëve, po shkatërrojnë ujërat dhe plazhet e detit Jon!

Saturday, 27 July 2019 15:14

Ndërkohë që varfëria sa vjen dhe shkon në kufijtë ekstrem për shumicën e shqiptarëve, një fenomen “i çuditshëm” është shfaqur gjatë kësaj vere në ujërat e dy deteve që lagin brigjet e Shqipërisë, Jon dhe Adriatik.

Jahte luksoze shumë të shtrenjtë, me pronarë shqiptarë të cilëve nuk ju dihet nga ju buron gjithë kjo pasuri sheikësh, po qarkullojnë jo vetëm duke ju bërë karshillëk të hapur pushuesve, por edhe duke shkatërruar cilësinë e ujërat të detit dhe plazhet.

Një denoncim për këtë fenomen ka mbërritur ditën e sotme, edhe në adresë të ish-kryeministrit Berisha.

Jahtet luksoze te narkoqeveritareve bejne pis ujrat e buzdetit te Himares! sb

Pershendetje Dr Berisha. Po ju dergoj dy video per t'ju treguar se si eshte deti ne plazhin e Himares. Dhe e gjitha kjo nga jajtet e qeveritarve dhe servilizmi dhe indeferenca e personave pergjegjes lokal”, shkruhet në denoncimin e përcjellë nga Berisha në faqen e tij në FB.

 

Login to post comments