U arrestua për korrupsion me patentat, gjykata liron pa gjyq babain e këshilltarit të Taulant Ballës

Saturday, 27 July 2019 18:57

Një tjetër skandal po shoqëron organet e drejtësisë në këto ditë vere, të cilat duket se kanë dalë jashtë çdo kontrolli.

Fiqiri Xhani, babai i Eraldo Xhanit, që mban rolin e këshilltarit të Taulant Ballës, është liruar nga qelitë pa vendim gjykate.

Polici 58 vjeçar u arrestua tre ditë më parë, pas një sërë hetimesh të Prokurorisë në ngarkim të tij, pasi bashkë me 4 policë të tjerë merrnin ryshfet nga shoferët për të mos iu hequr patentat.

Fiqiri Xhani, u arrestua më 23 korrik.

Efektivi i Policisë Rrugore ishte pjesë e grupit të 5 policëve të Policisë Rrugore, që merrnin para në këmbim të ryshfetit. Ata favorizonin shoferët për të mos iu hequr patentën.

Lajmi u njoftua nga Policia më 23 korrik, ndërkohë që pak orë pas ndalimit, në mediat online u mësua se emri i Fiqiri Xhanit, në ndryshim nga efektivët e tjerë ishte “censuruar”.

Dyshimi se Xhani ishte një polic i ‘veçantë’, u provua pas konfirmimit se ai ishte babai i Këshilltarit të Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Eraldo Xhani.

Login to post comments