Rrallë herë e kemi parë kryeministrin Edi Rama kaq të sinqertë! Madje, aq shumë sa tregon më së miri personalitetin dhe karakterin e tij.
Në një prej përgjigjeve të tij ndaj interesit të qytetarëve, shefi i qeverisë e pranon se nuk është një njeri i arsimuar, ndërsa ka momente të caktuara që mund të thotë edhe marrëzira.
Por nëse mendoni se po bëhet fjalë për Ramën e 2019-ës, gaboheni.
Ja se si kryeministri që në vitin 1994, i intervistuar nga Rudina Xhunga, e pohon dhe vërteton vetë atë që kemi shkruar më sipër..
Përgjigje Edi Rama:
E vërtetë, sepse unë nuk jam një njeri i arsimuar, më tepër kam afrimitet me meditacionin.
Që herët kam lexuar pa u përqëndruar.
Shpesh kur lexoj e kap veten se nuk e kam mendjen te fraza., por tek një ngjarje që më vjen në mënyrë asoçative, apo duke fantazuar.
Ndërsa, kur flas, mund të flas edhe kot, madje në momente të caktuara mund të them edhe marrëzira.