'I lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat'/ Berisha rikujton batutën e aktorit për Ramën

Diel, 28 July 2019 18:30

Aktori i madh Mehdi Malkaj ka tërhequr vëmendjen e publikut ditët e fundit, jo vetëm falë ngjitjes në skenë të Teatrit Kombëtar të monodramës “Marr guximin”, por edhe për batutën karshi kryeministrit Edi Rama që lëshoi pak ditë më parë.

Mbrëmjen e së premtes protestës në mbrojtje të Teatrit iu bashkua edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili bëri xhiron e rrjetit me fjalimin e tij.

 

“Bota nuk udhëhiqet nga numrat, por nga idetë. Le të thotë kryeministri sa ishim apo nuk ishim ne në protestë. Bota udhëhiqet nga idetë dhe idetë i kanë njerëzit e mençur.

 
 

Tani unë do bëj një dialog të vogël me kryeministrin tim të dashur. I dashur Kryeministër. Në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të do të thoja të shkëlqyer me përjashtim të fjalisë së fundit e cila ishte: “Nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”.

Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Apo e kam gabim? Pse na rreh neve pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke. Se këtë nuk arrij ta kuptoj. Po ta them edhe si të njohur të lashtë në Universitetin e Arteve. Ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë dhe ne kemi spektatorin tonë dhe kemi ata që na duan fort. Do gjesh belanë, o që ke gjetur belanë… a e dëgjon çfarë po të them? Nuk varet nga gjatësia sa i mençur je. I lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat…”, do të deklaronte Malkaj.

Pikërisht batutën e aktorit e risjell në kujtesë edhe ish kryeministri Sali Berisha.

 Përmes një postimi në Facebook, Berisha publikon një foto të aktorit dhe kryeministrit Rama së bashku me batutën, ndërsa sipër saj shkruan: “No comment”.

Image

 

Login to post comments