Presidenti i Republikës Ilir Meta njihet për mesazhet e tij të koduara që lëshon herë pas here.
Këtë të dielë, kreu i shtetit u shfaq në një serë domatesh dhe teksa publikoi një foto, mbi të shkruante: “Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t'u pjekur. Do durojmë edhe ca!”.
Por se për kë ishte mesazhi i presidentit, kjo u kuptua dhe nisur nga kjo menjëherë në nisur foto-montazhet në rrjetet sociale.
Në një prej tyre, që po bën xhiron e rrjetit, mbi domate shfaqet fytyra e kryeministrit Edi Rama, ndërsa mbi shkruhet: “Jeshil fare domatja”. /Syri.net