‘Babëzia për pushtet e Ramës’, Spaho: Kërkon të kapë edhe Dhomat e Tregtisë....

Hënë, 29 July 2019 14:29

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka dalë në një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme.

“Për pushtetin e tij, Edi Rama kërkon të kapë edhe institucionet; Dhomën e Tregtisë dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë”, tha Spaho.

Sipas tij, “pas presionit me vetting të Ramës, Gjykata Administrative në mënyrë absurde dhe antikushtetuese, ka anuluar fitoren e Elisabeta Katiaj në zgjedhjet për këtë institucion, duke favorizuar kandidaten e përkrahur nga qeveria”.

“Çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik”.

Ja deklarata e plotë e nënkryetarit të Partuisë demokratike Edmond Spaho.

Babëzia për pushtet e Ramës nuk fal asnjë institucion të pavarur qoftë ai dhe jo i lidhur me shtetin drejtpërdrejt. Veglat e tij qorre veprojnë edhe mbi institucione si Dhoma e Tregtisë si dhe Bashkimi i Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj.

Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij.

Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, insituticioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj.

E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces.

Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq.

Kjo kthesë e beftë e Komisionit, fsheh në thelb babëzinë për të kapur këtë institucion të pavarur që jo rrallë herë ka shprehur shqetësimet e bizneseve karshi politikave ekonomike të qeverisë.

Këto shqetësime janë paraqitur pranë raportuesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kontrolli qeveritar i kësaj organizate është qëllimi pse Edi Rama po ndërhyn me të gjitha mjetet.

Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë - paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama.

Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë.

Një vendim sa absurd aq edhe antikushtetues marrë nga presioni me vetting që Rama i bën tanimë çdo gjyqtari.

E gjithë kjo histori kriminale dhe antikushtetuese zbatohet për të kapur dhe mbytur çdo zë të pavarur nga një njeri që ka frikë dhe dhunon institucionin e zgjedhjeve kudo ku interesat e tij kërcënohen.

Njeriu që zhduku zgjedhjet nga partia që drejton, që zhduku zgjedhjet nga shqiptarët dhe i ktheu në votime moniste, duhet ndalur me çdo kusht e çdo mjet.

Çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik.

Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron.

Zemërimi popullor nuk do kursejë askënd dhe pasuritë e askujt që sot kalëron me Edi Ramën por nesër e pret gremina dhe fundi i tmerrshëm i çdo bashkëpunëtori me krimin dhe tradhtari të interesit publik.

Login to post comments