Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, në një konferencë për mediat nga zyra e BE ditën e sotme, u shpreh ndër të tjera se, çështja e Teatrit Kombëtar është një çështje e politizuar dhe se nuk është ai i cili duhet të thotë nëse duhet një godinë e re apo jo.
Sipas tij kjo i takon autoriteteve shqiptare.
Nisur nga kjo deklaratë e ambasadorit të BE, Genc Sejko publikon edhe memen e tij të rradhës.
Nën titullin “Aleanca për Prishjen e Teatrit”, mjeshtri i memeve tregon edhe një herë ‘linjën’ e njëjtë që Soreca ndjek prej kohësh me qeverinë.