Biberaj: Rama po përpiqet të falsifikojë historinë e pluralizmit politik

Hënë, 29 July 2019 18:19

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj në një postim në facebook ka komentuar deklaratën e dhënë nga kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme në Salzburg në forumin e Concovos.

Bibearj shkruan se Rama po përpiqet të falsifikojë historinë e pluralimizt politik dhe lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990.

Demokrati Biberaj shkruan se me 8 dhjetor në darkë kur filloi Lëvizja dhe gjatë gjithë ditëve të Lëvizjes së Dhjetorit, Edi Rama nuk ishte në Shqipëri, por ishte në Greqi.

“Perpjekje e turpshme e Edi Rames per te fallsifikuar historine e pluralimizt politik dhe levizjes studentore te 8 dhjetorit 1990! Gjatë qëndrimit të tij në Salzburg, Edi Rama duke folur per ndryshimet politike në Shqipëri në fillim të viteve ’90, do të deklaronte se: “E rrëzoi ai regjimin komunist nga Akademia e Arteve ku ishte pedagog, dhe se punoi nje vit per pergatitjen e revolucionit ne Institutin e Arteve nga ku shpertheu revolucioni, te cilen ai e kishte vendosur ta realizonte ne pervjetotin e 10-te te vrajses se Xhon Lenonit, me 8 dhjetor 1990”.

Nje mashtrim ordiner, nje turp i vertete dhe nje perpjekje delirante per te fallsifikuar historine, kur deshmitaret dhe pjesemarresit e 8 Dhjetorit jane akoma gjalle. E verteta eshte se me 8 dhjetor ne darke kur filloi Levizja, dhe gjate gjithe diteve te Levizjes se Dhjetorit, Edi Rama nuk ishte ne Shqiperi por ishte ne Greqi. Nderkohe qe te rinjet apo studentet qe perpiqeshin te iknin jashte ferrit komunist vriteshin ne kufi pa paralajmerim, Edi Rama bridhte jashte Shqiperise me miratim dhe vize te regjimit komunist dhe sigurimit te shtetit. Gjykimin le ta beje gjithesicili nga ju te dashur miq! I’u uroj nje dite dhe jave te mbare” , – shkruan Biberaj në Facebook.

Login to post comments