Një nga pozicionet kyç në reformën në drejtësi është pa diskutim ai Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Rilindja ka filluar sulmin edhe për kapjen e këtij institucioni me kandidaturat e mbështetura e të sponzorizuara haptas prej saj.
Dy prej kandidatëve kryesore janë Genc Gjoncaj dhe Artur Metani.
Gjoncaj është publikisht i njohur si rilindas i deklaruar dhe i provuar për pozicionet dhe ofiqet politike që ka.
Ai ka kurajon të kandidojë megjithëse është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ose thënë ndryshe organizmit më të rëndësishëm politik të Partisë Socialiste në periudhat mes Kongreseve të saj.
Kjo provohet qartë nga Statuti i Partisë Socialiste.
Taulant Balla gënjen publikisht dhe shkresërisht Këshillin e Emërtimeve në drejtesi dhe thotë që anëtaret e asamblesë kombëtare të PS nuk janë funksionarë të Partise Socialiste.
Taulant Balla gënjen sepse ligji për përzgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë e përjashton shumë qartë dhe pa ekuivok kandidatin Gjoncaj, të cilin Taulant Balla dhe Edi Rama mbështesin edhe duke mashtruar.
Gjithashtu edhe kandidati tjetër Artur Metani ose vëllai i ish-Ministres dhe deputetes aktuale Eglantina Gjermeni, pjesë e stafit të Edi Ramës në Këshillin e Ministrave ka qenë prej vitit 2003 e deri në vitin 2012 Këshilltar i Presidentëve të Republikës duke qenë pjesë e Stafit Pokitik të tyre ashtu siç përcakton shumë qartë edhe ligji i shërbimit civil.
Artur Metani në mënyrë shumë të qartë sipas përcaktimit te ligjit që kërkon që 10 vitet e fundit kandidatët të mos kenë qenë pjesë e politikës është në kushte përjashtuese për tu zgjedhur prandaj Artur Metani është i përjashtuar nga gara.
Është tashmë Keshilli i Emërimeve në Drejtësi që duhet respektojë ligjin dhe të përjashtojë këta kandidatë nga gara.
Ne te kundert do të vuloste vehten si një Këshill i Kapjes së Drejtësisë pasi keto dy raste jane kaq flagrante sa qe cdo koment i metejshem eshte pa vlere.