Kriza politike, sot në dy konferenca të njëpasnjëshme

Tuesday, 30 July 2019 08:30

Kriza e rëndë politike që ka përfshirë vendin, votimet e 30 qershorit të Kryeministrit Edi Ramës, dekretet e Presidentit Ilir Meta, dhe zhvillime të tjera me rëndësi pritet të jenë në pikat kyçe në dy konferencat e njëpasnjëshme të ditës së sotme.

I pari, që do të dalë përpara gazetarëve, do të jetë kryeministri Rama.

Ai do të mbledhë gazetarët në orën 11:00 në një bashkëbisedim. Pritet që ai të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe fitoren bindëse të PS-së në votimet e 30 qershorit, ku  PS-ja garonte e vetme.

Ndërkaq në orën 12:00, presidenca ka thirrur një konferencë për mediat. Edhe në këtë konferencë pritet që në fokus të jetë kriza politike në vend dhe rrugët se si mund të dilet nga kjo situatë e rëndë ku është përfshirë Shqipëria.

Login to post comments