Tensioni/ Qytetarët e Kavajës mbrojnë bashkinë nga pushtimi i rilindasve

Tuesday, 30 July 2019 13:16

Mbështetësit e ish-kryebashkiakut të PD, Isa Sakja vijojnë protestën para bashkisë me thirrjet "Rama ik".

Sakja është shprehur se nuk do e lirojë zyrën.

"Sot do të jem në zyrë, është ditë e zakonshme pune. Më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje. Kemi një dekret të presidentit të Republikës në fuqi dhe absolutisht është e pamundur që populli i Kavajës, jo vetëm demokratët e Kavajës të tolerojnë qeverinë që të emërojë në krye të bashkive të djathta dhe të majta të emëruarit e tyre të pazgjedhur. Dua t'iu bëj me dije se Kavaja kanë votuar vetëm 5% e votuesve dhe unë e lë bashkinë,"-tha ai.

Mbeshtësit e opzitës po mbrojnë bashkinë nga pushtimi i rilindasve të cilët kanë thirrur policinë.

 

© SYRI.net

Login to post comments