Rama në konferencë i përgjigjet pyetjeve të Fugës

Tuesday, 30 July 2019 12:52

Në prej ditës kur Edi Rama ka shkelur në një zyrë për t’i shërbyer shqiptarëve i ka shpallur luftë gazetarëve. Shfryrjet dhe ofendimet e Edi Ramës me gazetarët që kohët e fundit kanë arritur nivelet më të larta në këto 20 vite në politikë të tij kanë arritur kulmin ditët e sotme kur ai ka kapur pothuajse gjithçka.

Ai ka kapur pronarët e mediave dhe gazetarë të rëndësishëm të vendit dhe nuk ka më asnjë respekt për gazetarët e thjeshtë në vend.

Urrejtja ndaj gazetarëve dhe urrejtja ndaj opozitës e kanë bërë Ramës që të tentojë kontrollojë gjithçka që del në mediat e mëdha në vend.

Edhe sot u vu re një gjë e tillë. Rama ka thuajse 2 orë në konferencë për shtyp, gjoja në një bashkëbisedim me gazetarët. Por mbi 90 përqind e pyetjeve që ia bërë Ramës deri më tani duket se janë përgatitur në zyrën e shtyp të kryeministrisë, kryesisht ngë Fuga.

Login to post comments