Kryetari 5% i Kavajës “merr detyrën” me kaçavida, në orën 17:00 pritet një takim i opozitës për...

Tuesday, 30 July 2019 16:47

Vijojnë tensionet në qytetin e Kavajës, aty ku kryebashkiaku në detyrë Isa Sakja nuk pranon të lerë zyrën, ndërsa kandidati i mazhorancës, fitues i vetëm 5% të votave, ka përdorur policinë dhe persona të paidentifikuar për të hyrë me forcë në institucion. Persona të paidentifikuar, pa uniformë policie, kanë hyrë me forcë në institucionin e bashkisë. Madje ata kanë kërcënuar edhe mediat e pranishme që të mos filmonin. Në qytetin e Kavajës ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Tiranës. Në orën 17:00 pritet një takim i opozitës në këtë qytet nga ku dhe do të mësohet për hapat e mëtejshëm

Login to post comments