Presidenti Meta është pyetur se për çfarë do i kërkonte ndihmë Ramës, pas deklaratës së kryeministrit se ai ndodhet në gjendje të vështirë dhe do i jepte ndihmë.
Gazetarja: Rama deklaroi se ndodheni në gjendje të vështirë dhe ju ndihmojë nëse i kërkoni ndihmë. Për çfarë do i kërkonit ndihmë kryeministrit Edi Rama?
Ilir Meta: "Unë e falenderoj për solidaritetin e tij. Po të kem ndonjë problem shëndetësor shkoj tek doktori, askush nuk mund të më japë ndonjë ndihmë më të madhe se ai.
Nuk kam nevojë për piktura, se ai ka qenë tek unë, e di edhe ai, e dinë edhe të tjerë që kam shumë piktura të cilat i kam edhe dhurata. Nëse ka ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoja prej tij. Sa i takon parametrave të mi janë gjithmonë në përmirësim."