Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një intervistë të dhënë mbrëmë bëri një deklaratë skandaloze. Ai deklaroi se Policia e Shtetit ka të drejtë që të bëjë edhe arrestime edhe gjatë orëve të vona të natës, duke u munduar të justikojë kështu rrëmbimin e qytetarëve kuksianë që protestuan në Rrugën e Kombit.
I ashpër ka qenë edhe reagimi i Ylli Manjanit, ish ministër i Drejtësisë, i cili i ka z. Xhafaj se nga ana ligjore këto arrestime kanë qenë krejtësisht të jashtëligjshme. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Manjani i referohet dy neneve të ligjit për Policinë e Shtetit, të cilët përcaktojnë qartë se kur mund të veprojë policia natën dhe të kryejë ndalime.
Statusi i Manjanit
Lexoni këto 2 nene, ju lutem! Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë.... Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!
Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00. Ky është ligji! Kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arsye të ngutshme dhe jo në flagrancë! Kjo është Rilindja e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës! Asnjë surprizë, apo jo?!