“Gjermania, e shqetësuar për drogën, duhet zbatim i pakapur politik i reformës në drejtësi”

Tuesday, 17 Prill 2018 11:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Berlini ku po merr pjesë në një seancë dëgjimore të komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, është shprehur se CDU ka shqetësim të madh për çështjen e trafikun e drogës në Shqipëri si dhe për korrupsionin galopant.

“Në seancën dëgjimore të komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman. Shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi. Detyrë e vështirë të bindim këtë komision për hapjen e negociatave, proces i cili do të jetë një mjet shtesë dhe presioni për të rritur luftën kundër krimit, drogës, korrupsioni dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, të pakapur politikisht”, shkruan Basha.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 11:08
Login to post comments