Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka nisur një tur takimesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ndalesa e radhës ishte Cërriku, ku është zhvilluar një takim me të rinj dhe të reja të qytetit.
Reagimi i Belind Këlliçit në Facebook:
Në Cërrikun ku ka pllakosur varfëria, mjerimi, papunësia dhe ku ikin çdo muaj me qindra të rinj në emigrim, ka ende shprese!
E shpresa vjen pikërisht nga ata të rinj që e duan me shpirt vendin e tyre, duan ta kalojnë jetën pranë familjeve të tyre, me dinjitet dhe krenari.
Bashkë me vajzat dhe djemtë fantastike të FRPD Cërrik, të vendosur për të fituar betejën për të ardhmen e Shqipërisë, betejën për të ardhmen e rinisë, betejën për Shqipërinë si Europa.