Kur artistet jane ne kulmin e protestës ndaj qeverise, kur Rama iu bën presion për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar dhe ata po rezistojnë të ngujuar në atë godinë në shenjë rezistence, vjen një lajm surprizë.
Michele Placido i njohur për shqiptarët si Komisar Katani do të jetë në Tiranë besohet javën që vjen për të dhënë një shfaqje në Teatrin Kombëtar si shenjë mbështetje për ta.
Lajmi eshte konfirmuar para pak minutash nga regjizori Edmond Budina ne Intervisten per Zerin e Amerikes.