As gushti i pushimeve, nuk e ndal Edi Ramën: Tjetër koncesion për 35 vite

E Enjte, 01 August 2019 15:29

Gjatë konferencës për imediat që kryeministri Edi Rama dha ditën e martë, mes të tjerave premtoi se praktika e koncesioneve dhe PPP-ve do të vazhdojë nga qeveria e tij. Të nesërmen afër mesnatës ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi njoftimin sipas të cilit ajo ka shpallur procedurën e garës (1-30 Gusht), për një koncesion të ri.

Bëhet fjalë për portin, “Marina Limoni”, në  Sarandë i cili do të ketë një kohëzgjatje 35 vjeçare.

 “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me koncesion/partneritet publik privat të portit turistik dhe të shërbimeve “Marina Limion”, propozim i kërkuar.

 Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35(tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj”,  thuhet në dokumentin e publikuar.

Sipas MIE kriteret që do të merren parasysh gjatë garës janë; kushtet teknike do të vlerësohen me 35 pikë maksimalisht, kriteri plani i mirëmbajtjes 15 pikë, tarifa konceisonare 15 pikë, kapaciteti financiar 15 pikë, ndikimi social dhe mjedisor 10 pikë, koha e ndërtimit 10 pikë.

Projekti i këtij porti me koncesion do të përfshijë investime të rëndësishme që lidhen me akomodimin e jahteve, sheshe vendqëndrimi për to jashtë sezonit, dushe, tualete, rrymë elektrike, pikë të furnizimit me karburant. Operatoret e interesuar ftohen deri në 30 gusht, datë kur mbetet e hapur gara për dorëzimin e ofertave.

Ndërkohë qeveria Rama, vitin e shkuar vendosi që të kalonte tek një kompani private menaxhimin e portit të Limionit, kundrejt një plani investimesh 25 milione euro.

Modifikuar më E Enjte, 01 August 2019 18:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...