Qytetari 'kap mat' Ramën për Teatrin, Vasili: Shihni ç'gënjeshtar ka hyrë dhe rri në kryeministri

E Enjte, 01 August 2019 18:46

Një bisedë online mes kryeministrit Edi Rama dhe një qytetari, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, sjell reagimin e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Edi Rama të cilin, Vasili e quan “gënjeshtar lëkurtrashë”, i cili sipas tij, ka vetëm një aftësi, të gënjejë.

"Ky mashtrues e konsideron pronën publike të të gjithëve neve si pronë të tij, ndaj bën pazar me të pa ju dridhur qerpiku, e rruan e qeth, e grin, e përpin", shkruan ndër të tjera Vasil

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Gënjeshtar lëkurëtrashë !!!

Edi Rama ka vetem dhe vetem nje aftesi, ku nuk e arrin dot askush, qe te genjeje.

Te genjeje kudo,kurdohere dhe vazhdimisht pa u skuqur sepse lekura e fytyres i eshte bere e trashe si shollë.

Deklaroi ne 30 korrik ne konference me gazetaret se :"Asnje centimeter nga trualli i teatrit nuk preket dhe nuk i jepet privatit".

Sot e pyesin qytetaret ne FB: "se sa meter katror i jepen privatit"
dhe ky genjeshtari lekuretrashe, Edi Rama i thote qe "rendesi ka teatri qe do marresh".

Ky mashtrues e konsideron pronen publike te te gjitheve neve si prone te tij,ndaj ben pazar me te pa ju dridhur qerpiku,e rruan e qeth,e grin,e perpin.

Edhe genjeshtar edhe kusar.

Shikojeni vete komentin qe ta kuptoni se cfare genjeshtari ka hyre dhe rri ne kryeministri.

Komunikimi i kryeministrit dhe qytetarit sot në Facebook:

 

 

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...