Aleatët e PD-së i kërkojnë KQZ-së nisjen e procedurave për zgjedhjet e 13 tetorit

Premte, 02 August 2019 13:09

Disa forca politike tw opozitës i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nisjen e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në datën 13 tetor 2019.

Kërkesa drejtuar KQZ-së është firmosur nga Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kerkesa

Tiranë, më 02.08.2019

Kërkesë: Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019.

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë.

Bazaligjore: Dekreti i Presidentit të Republikës Nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë

Të nderuar anëtarë të KQZ,

Duke rezultuar tashmë qartë se,

– Data 30 qershor 2019 nuk konsiderohet datë ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore, pasi Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

– Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake ka konstatuar se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit….. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit.

”Dhe duke mbajtur në konsideratë se,

– Me datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës me Dekretin e tij nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush,

– se KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10 dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,kërkojmë nga ana juaj marrjen pa vonesë të të gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidentit në fuqi.

Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin,

Subjektet:

Partia Republikane e Shqipërisë (PRSH)

Fatmir Mediu (Kryetar)

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA)

Agron Duka (Kryetar)

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Endrit Braimllari (Sekretari i Përgjithshëm)

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...